Sami Arifi:Gëzofshim t’shtrnjtën pavarësi!…


Poezi shkruar nga Sami ARIFI

Gëzofshim t’shtrnjtën pavarësi!…

Shkruan: Sami ARIFI

Gjaku i trimave s’shterroi kurrë,

për t’ngritur n’pjedestal flamur!

Armiqtë kositën por s’mundë t’na farojnë,

shumë na pakuan;

nënat heroina trimat dhjetëfishuan!

Nënat shqiptare kurrë nuk shterrojnë!

Me qindra e mijëra trima dhjetëfishojnë!

Çlirimtarët luftën kurrë se ndaluan,

derisa atdheut lirinë ia pruan!

S’bashku me shtetet yjë të demokracisë,

Kosova ndërtoi frymën e shtetësisë!

Urime Kosovë me ushtri unike,

në frymën e përbashkët me shtetet demokratike!

Mikun e madh;

falënderojmë për ndihmë në shtetformim,

që ushtria jonë t’ketë unifikim!

Kjo rrugë e shtrenjtë kurrë s’do të ndaloi,

derisa n’truall t’shqipes pavarësi e plotë t’gëzoi!

Urime, gëzofshim t’shtrnjtën pavarësi…

About Post Author