Sami Arifi:Historikui spitaleve të hershme dhe barnatoreve në Kosovë


Shkruar nga Sami Arifi

Historikui spitaleve të hershme dhe barnatoreve në Kosovë

Shkruan: Sami ARIFI

Trevat e sotme, nëtë kaluarën e hershme, në Kosovë sa i përket spitaleve ishin ashtu si trevat e ndryshme në vendet evropiane. Spitalet kryesisht ishin pranë kuvendeve apo manastireve, ku, gjatë viteve 1327-1335 të dhënat konsistojnë se ishte spitali mjaft i madh në Deçan. Ky spital sipas njoftimeve të biografit bullgar Georg Camblak shërbente për smundjet nga epilepssia, tuberantët, reumatikët dhe leprotikët.

-Spitali i Prizrenit ishte i ngritur më vonë pranë Manastirit të shenjtorëve Mëhill dhe Gabriel, aty rreth vitit 1348. Ky spital i hershëm në Prizren kishte 20 shtretër, ishte më i vogël se spitali i Deçanit. Kolonët raguzian, nga ndryshimi i spitaleve vendore në Kosovë, ngritnin spitalet e veta pranë kishave dhe kuvendeve katolike që i mirëmbanin vetë raguzianët. Spitali më i njohur i raguzianëve në Kosovë ishte spitali në Novobërdë.

-Mjeku i parë i përmendur nga Kosova  në mesjetë ishte Milicius de Presarin (Milo i Prizrenit) i cili ishte marrë me operacione kirurgjike, përkatësisht me urologji. Në Prizren vepruan edhe shumë mjekë tjerë në shekujt e ardhshëm, ndër ta po përmendim mjekun Abedin Zenelin aty në vitin 1608, ku, të dhënat për këtë mjek ishin zbuluar në xhamin e Sinan Pashës në Prizren.

-Gjatë mesjetës zakonisht barnat në Kosovë silleshin nga mjekët dhe sigurisht barnatoret ishin në kuadrin e spitaleve ku me shitjen e barnave mirreshin edhe tregtarët që i sillnin nga Italia, Durrësi, Raguza, Kotorri e të tjera. Të dhënat e para për farmaci në Kosovë kryesisht datojnë nga vitet 1339-1340, ku atëherë në Prishtinë përmendet farmacisti i quajtur Zanini.

Më vonë në Prizren janë shitur ilaçe farmaceutike gjatë viteve 1836-1856, të cilin profesion e kryente Haxhi Durmishi. Ndër barnatoret e para profesionale në Kosovë funksiononte barnatorja në vitin 1885 në Prishtinë dhe në Prizren.

-Të nërsyerit ndaj popullit tonë nuk mund ta mohojnë as kulturën e hershme mjekësore  që u zhvilluar në trojet tona shekullore…

About Post Author