Sami Arifi:Më e keqja ty do’t pret…


Shkruar nga Sami ARIFI

Më e keqja ty do’t pret…

(Satirë për hegjemonin ruse)

Shpirtëziu është egërsuar,

donë botën për ta përvëluar!

E ndien vehtën t’fortë si Zoti,

kërcënon botën me helmim ta ndoti…

Unë bëj zi n’tjerët si t’dua,

federatën e kamprivilegjua!

Me mua s’guxon kush me’u fërkuar,

me votkë unë jam trimëruar…

Po m’hidhruan hedhi bërthamë!

shteteve tëra i’u bëj namë…

Rakenimin s’po e ndalojë,

Ukrainën po e përvlojë…

N’tokë t’huaj u zgjerova;

me katër milion kilometra katror;

i mbyta kombet që i pata n’dorë!

T’huajvetokën tërë ja’u fshira,

për popullin rus i rrisë me mijëra!

Fillova me bomba e granata,

asnjë vend s’do ta zenë nata!

Bota vëzhgon e është habitur,

s’guxon kush për t’ma ngjitur!

Po ma ngjitën i hedhi n’erë,

e rrezatojë botën n’pranverë!

Jo ore; s’duron bota këtë gjakatar,

n’ara t’huaja t’bëjugar!

Federatën do ta shkatrrojnë,

hegjemoninë ta largojnë!

21 shtete mbrenda t’i demokratizojnë,

kurrë s’ka kush më për t’vetë!

Do mbetesh qyqe n’rremë vetë,

më e keqja ty do t’pret…

Pi sa t’mundesh ndezu flakë,

do’t përfundojsh si ai qeni n’Hagë…

About Post Author