Sami Arifi:N’dhembje njerëz mos provoko…


Shkruar nga Sami Arifi
N’dhembje njerëz mos provoko…

Shkruan: Sami ARIFI

I ngrati vjen për t’nxjerrë fjalë,
shungullon nga dera pa dalë…
Vjen për t’përgojuar,
rrugën tënde për ta penguar…

Paraqitet “kinse” për t’ndihmuar,
qëllim ka ty për t’sharruar…
Po mbeti ai për t’ndihmuar,
me dhembjen tënde ka për t’luar…

I paturpi prekë dhembjet shpirtërore,
ta mban jetën me një kore…
Shpirti i tij fare s’banë,
se dinë që ka njerëz human…

S’të lenë Zoti n’trosha tij,
rrugë të çelë përsëri…
Rrugë t‘ndritshme janë për këdo,
njerëz n’dhembje mos provoko…
N’Tokë njeriun solli Perëndia,
që punë t’mira t’bëjnë njerëzia…

Vazhdon e rrëshqet prore,
po preke ti n’dhembjet shpirtërore…
Po s’u këtheve n’të vërteta,
ka për tu bërë ty shkrumb jeta…