Sami Arifi:Populli i tij këtu roje mbetet…


Shkruar poezi nga Sami Arifi
Populli i tij këtu roje mbetet…

Jo nuk vlen falsifikimi,
nga nëntoka vjen ndriçimi…
Me gënjeshtra s‘shkruhet për lashtësi,
Dardanusi; nga nëntoka sjellë vërtetësi…
Ndërmjet maleve dhe detënave kur s’pat njeri,
isha unë nga shteti Pellazgj…
Emrat e moçëm t’vendeve tani n’lashtësi,
ishin nga gjuha popullit tani shqiptari…
Po citojë veç emrin e Detit Baltik,
fakteve t’këtilla kush s‘mund t’ju ik…
S‘mund t’i humbni gjurmët nga unë,
se n‘të kaluarën isha çdo kund…
N‘Karposh t‘Shkupit n‘varreza t‘vjetra,
t‘i shkruhet popullit tim e vërteta…
T‘më gjejnë aty Dardanus ku jam,
arkeologët këtë punë profesion e kanë…
Se gjurmimet arkeologjike,
gjejnë t‘vërtetën historike…
Dardanusi këtu do tretet,
populli i tij këtu roje mbetet…
Shkruan: Sami ARIFI