Sami Arifi:T‘i ndriçoni trojet e Thotit…


Shkruar poezi nga Sami Arifi
T‘i ndriçoni trojet e Thotit…

Shkruan: Sami ARIFI

Na mallkojnë etritë tanë,
thonë pa mbikqyrje na keni lanë…
Jemi t‘varrosur n‘toka t’parëve,
t‘stërgjyshrëve tanë t‘baballarëve…

U boshatistë nga Nishi, Toplica e Kurshumlia,
na latë neve n‘duartë e këqia…
Mallkuar qofshi po s‘na çliruat,
shkjau me eshtëra tonë mos me luajtë…
Vetëvehtës i bëni keq,
kacafyteni si gjelat grindavec…

N‘tokë tonë mos t‘popullojnë armiqtë,
do mbeteni ju si çiri fiktë…
I latë varret n‘dorë të shkjait,
e harruat emrin e vëllait…

Betohuni s‘bashu në besën e t‘parëve,
për t‘i liruar tokat e arbrëve…
Ndryshe jeta ka me iu nëzi,
raca e juaj ka për tu shkëri…

Besën jepni n’emër t’kombit e t‘Zotit,
t‘i ndriçoni trojet e Thotit…

About Post Author