Sami Arifi:Tri ditë përmban historia…


Shkruar nga Sami Arifi

Tri ditë përmban historia…

(Kushtuar 2 korrikut,

deklaratës kushtetuese,

që solli pavarësinë e Kosovës)

Kush po i shet për post të lartë shtetëror nëpër kohë territoret shqiptare?!

Shkruan: Sami ARIFI

Historia ka tri ditë që përmban,

t’djeshmën, t’sotmën dhe të nesërmën;

për atë ç’ke bërë të qeshë apo të qanë!

Nga veprat që ke n’këtë jetë,

n’mallkim, n’bekimi aty ke për t’mbetë!

N’rast gëzimi jo s’shprehet ngushllimi,

as n’rast ngushllimi jo nuk shprehet urimi!

Dëshmi janë sytë ç’ke parë,

dhe vesht ç’ke dëgjuar!

Me të vërtetën rinisë ndriçimke për t’i ofruar…

Rrugën e lehtësisë për jetë;

n’këto dhembje tona,

T’thuhet e vërteta;

qët’shpërthej jehona…

Dhembjt kalohen me gëzim e krenari,

për deklaratën kushtetuese për t’sjellë pavarësi…

About Post Author