Sami Arifi:Vendlindja ime me plot bukuri…


Shkruar nga Sami ARIFI

Vendlindja ime me plot bukuri…

Shkruan. Sami ARIFI

N’mëngjezin e hershëm vjen aromë freskie,

po sa t’lind dielli Zabeli lëshon hije…

Shtëpia ime Zabelin ka pranë,

ka lule të bukura me ngjyrë jargovan…

Me cicërrima zogjësh herët n’mëngjez,

njerëzit lusin Perëndinë jeta kurrë mos t’vdes…

Është vendlindja ime n’fshatin Sllatinë,

te Zabeli i Zeqës zogjtë më t’bukur rrinë…

Ia thotë bilbili këngësherët n’mëngjez,

çdo fshatarit tonë i jep gëzim e shpresë…

Që nga mëngjezi dita fillon me të mbarë,

bujqët afër Zabelit herët shihen n’arë…

Është vendlindja ime me plot bukuri,

me rini t’shkolluar t’mbushur mençuri…

Jetës n’fshatin tim i japin madhështi,

bukuri t’rralla vendlindja posedon…

Këngët e bilbilave herët i dëgjohen,

t’çelura me lule livadhet Natyra hijeshon…

About Post Author