Sami Arifi:Veprat jetojnë edhe n’përjetësi…


Shkruar nga Sami Arifi

Veprat jetojnë edhe n’përjetësi…

Shkruan: Sami ARIFI

Madhështitë e veçuara s’mund t’i bëj njerëzia,

Ato i bën Supremja që është Perëndia…

N’hambarë kokërrën e grurit e lenë edhe më n’jetë,

por s’jeton n’hambar n’errësirë ku ka mbetë!

Pas dhjetë viteve t’mbjellët fillon prapëkokërra t’gjallërojë,

ajo që n’jetë ishte fillon të jetojë!

Nga një kokërrë e saj ajo do’t gjashtëdhjetë fishojë,

               .   .   .

Substanca kur gjallëron,

jetërat i zgjeron..

U bë universi,

u krijuar gjithësia…

ligjet natyrore,

t’i zbulojë njerëzia…

E organizuar materja gjallëron n’mbrendi,

funksionon e gjallë n’mendje te çdo njeri…

Prurjet shumëfishohen,

gjallërimet shtohen…

Supremja i shpërblen njerëzve gjallërinë,

përmes ligjeve me t’cilat vendosi gjithësinë…

Substancat tjetërsohen nga t’caktuara hyjni,

veprat jetojnë edhe n’përjetësi…

Lavdi…

About Post Author