TRËNDAFILAT
Ecje rrugës së gjatë plot
Errësirë ..
Nga mbas të ndiqte hija jote….
me aromën e tyre shpirtin
të qetsonte .
Vargjet më erdhën me ritme të kaltra
Ndër degë të trëndafilit një flutur e
Bardhë ……
aromën e lundronte..
Trëndafili i kuq gjak pika– pika
pikonte .
Nga gjëmbi në kraharor
kish marë ..
që vajza ta dashuronte..
Lulet e trëndalilat e kuq
nuk janë veç për urim
Ata udhëtojnë
Në rrugë me gjëmba .
Ku trëndafili është përqafim.
me fjalë të ëmbëla një ledhatim.
Trendafilit që është lulja më e bukur
I bërë me gjëmba që të shpon
nga gjaku i birbilit që s”pushonte
Nga dashuria e madhe plot aromë.
Birbili u ul mbi një pemë
gjithë natë të këndonte për dashurinë..
Deri në agim …..
derisa trëndafili çeli gonxhet
edhe se nuk ishte e përshtatshme stinë
Ah sa do të donja ….
Që trëndafili siç ka aromën
të kish edhe dashuri….
si yjet me hënën rrethuar
E dielli plot shkëlqesi .
Vargjet më erdhën me rime
I dhashë shpresë vargut tim
ngjyrat e ylberit ti vargëzoj
ti bëja urim për Shën Valentinë .
Uroj të gjithë kush ka ditëlindjen
Në këtë ditë të bukur sot
ngarkuar me petale lulesh
Gëzuar nga jetë e motë.
