Sanie Tushi Rrokaj-…Qiej të trëndafiltë…


…QIEJ TË TRËNDAFILTË…

Aty në gjurmët e vjeshtës
në atë natë vjeshte të gjatë,
ku dëgjohet kërcitja e lehtë e yjeve
Tek digjen atje lartë .

Sado doja ta mirja jetën në duar
ta rrukullisja nën sjetull
gurë e drurë të këndonin,
në një këngë të mocme të vjetër

Qielli shpesh më daveer gëzime ,
e atëherë trëndafilin ja shoh në sy
Më perëndrit Atdheun
m’i zvogëlon sfilitjet
pikëzimin e kuptimit shoh aty..

I gjithë qielli mbushur me trëndafila
kuq e zi.
Që zbresin dalngadalë,
do hap krahet si shqiponja ti pres,
ti bëj kurorë për tokën anembanë .

Hëna përul prapa lisave
vazhdat dritëdhënëse të ëndrrave,
mbi të bilbili vendimtar në të gdhirë,
ja nis–ja nis –një kënge.

Si dritë e kuqe thërret vargje ,
ajo që përflakë qiellin e zymtë ,
ajo më vjedh me sy të njomur
pluhurin e yjeve që bien nga lartësitë .

Shkarkesa yjesh
më janë grumbulluar tek sytë,
kthem ngadalë tek natyra ti zbraz
Gjithë ditën frekuentoj trendafila
Në mëngjes një grushtë dritë,
dua tu jap .

Dashurova yjet dhe hënën ,
Dashurova qieejt e trëndafiltë,
Rri dhe përgëdhel lumin kur rrjedh
përgëdhel natën me fije që të sfilitë.

Jeta me valët po rrjedh ,
puhizëm e lehtë me flatra ëndërre,
Kur do të kthem përsëri atje ,
të gjëj ngrohtësinë e diellit
aromën e luleve dhe këngëve .

Jepi pak hapsirë jetës
mos e vur zemrën në pjatë
Me ujë të valë,
Mos ler njeri të
ngjyrosë jetën tënde ,
zbrit qiejtë të trendafitë
Ti kesh pranë .

Sanie Tushi Rrokaj

About Post Author