Sarajet e Këlcyrajve…
Gezim Llojdia




1.
Në të majtë të rrugës që të çon për në Përmet ose në drejtimin e kundërt.Apo në dalje të qytetit të vogël të Këlcyrës, syri kap në shpatin e malit siluetën e zymtë të sarajeve të Këlcyrajve.Dhe të mbuluara nga një vel i padukshëm misteri.
Ato qëndrojnë ende aty, në kufirin mes ardhjes dhe ikjes, të shtyra nga koha dhe të tërhequra nga kujtesa.
Ngjajnë sikur historia ngre kokën përmes tyre.
..Sipas E. bej Vlorës, rrëfimi për këto ndërtesa është i njohur, por çdo fund dhe fillim e riformëson.Çdo rrugë që të çon atje, të hap një drejtim të ri.
2.Pa mbërritur ende në Këlcyrë, u ndala për një çast në kthesën e rrugës. Instinktivisht ngrita vështrimin lart dhe atje, në majë të një kodre të pjerrët dhe të zhveshur, dallova disa rrënoja. Dukej se ishin të vjetra, diku më shumë se një shekull. Pyeta aty pranë dhe më thanë: “Janë sarajet e Këlcyrajve.”
Terreni është i ashpër dhe i rrezikshëm për t’u ngjitur. Kodra është e lartë dhe e thyer, dhe kërkon kohë për të përshkuar ngjitjen e më pas zbritjen. Nuk u afrova. I shikova nga larg dhe me aparatin fotografik arrita të kap disa pamje.Edhe nga ajo distancë, ishte e vështirë të imagjinoje si kishte qenë e mundur që ato ndërtesa të mëdha me disa kate të ngriheshin në një vend kaq të vështirë. Duken të kenë pasur të paktën tre kate, me katin përdhe të përfshirë.Dritaret janë punuar me gurë dhe mbyllen në harqe të stiluara si qemerë.Porta hyrëse është ndërtuar me kujdes dhe mjeshtëri, e gdhendur në stil tradicional që të imponon respekt.Në një cep të ndërtesës dallohet ende oxhaku i madh, që nis që nga poshtë dhe ngjitet si një kanal i errët që dikur lëshonte tym në ajër. Janë të rrënuara, por nga mënyra si janë punuar gurët, kuptohet se janë ndërtuar nga duar mjeshtrash të vërtetë.
Kur ushtria italiane përshkoi atë vend,italianët i kanë fotografuar në vitin 1914, duke dhënë pamje më të plotë të sarajeve. Italianët i kanë fotografuar, menjëherë pas djegies. Në ato pamje, edhe të djegura, sarajet ruajnë një madhështi të heshtur. Muret flisin ende, edhe pse nëpër to ka kaluar jo vetëm koha, por edhe harresa.Ato rrënoja, në majë të kodrës, nuk janë thjesht gurë. Janë një kujtim që i reziston harresës, një fije krenarie e mbetur pezull në ajërin e pastër të këtij qyteti të vogël.
Edhe në ato kohë, ndërtesat ishin pjesërisht të rrënuara, por hijerënda. Madje edhe sot ,ato flasin ende për madhështinë që kanë pasur dikur.
4.
Dielli i pasdites binte butë mbi kodrat e zhveshura, dhe një heshtje e pazakontë mbulonte gjithçka përreth.Ngrita vështrimin lart dhe aty, në majë të një kodre të egër e të pjerrët,. Që në shikimin e parë, ndjeva se nuk ishin thjesht gurë të rrëzuar.Aty kishte histori. Aty kishte kujtim. “Janë sarajet e Këlcyrajve.” U befasova. E njihja nga emri, por kurrë nuk i kisha parë. Kodra ishte tepër e thepisur, toka e thatë dhe me bokerinë. Nga larg dukej se sarajet kishin qenë me disa kate. Me gjithë rrënimin, dallohej qartë madhështia e dikurshme. Gurët ishin të punuar me kujdes, dritaret mbylleshin me harqe të bukura guri, porta hyrëse të ftonte të imagjinoje kush kishte kaluar përmes saj.
Oxhaku i madh që ngjitej drejt qiellit të kujtont,e netët e ftohta të dimrit dhe zërat që dikur mbushnin shtëpinë
Ngjitja ishte e rrezikshme, sidomos vetëm, dhe do të kërkonte kohë dhe përgatitje. Por pamja më mbajti aty, pa lëvizur.I shikoja nga larg dhe sikur dëgjoja zërin e kohës, që rrinte pezull në ajër. Me aparatin fotografik kapja disa imazhe, por asnjë foto nuk arrin të përçojë ndjesinë e çuditshme që ndjeva atë moment.Dhe cfarë ishte do thoni, një përzierje mallëngjimi, kurioziteti dhe trishtimi.Nuk mund të mos mendoja. Si i ndërtuan në atë vend kaq të egër? Si i sollën gurët, si i ngjitën, si jetuan aty? Dhe pse gjithçka mbaroi kaq dhunshëm?
5.
Në vitin 1914, sarajet u dogjën. Flakët i përpinë, ashtu si shumë ndërtesa të tjera në jug të Shqipërisë. Që prej asaj kohe, aty kanë mbetur vetëm muret e rrëzuara, të ngulitura në shpatullën e malit, si dëshmi të heshtura të asaj që ndodhi.
Godinat u përvëluan nga zjarri, por hija e tyre ende rëndon mbi vendin.
Më 29 shtator 1963, në varrezat e Acatolico di Testaccio në Itali, mbulohej në dhe të huaj trupi i Ali Këlcyrës një tjetër figurë e lidhur me këtë histori, i larguar nga vendlindja, ashtu si ndërtesat e tij që mbetën pa shpirt.
6.
Në Romë u shua një ndër figurat më të rëndësishme të nacionalizmit shqiptar të shekullit XX Ali Këlcyra, pinjoll i familjes së njohur Këlcyra.
I lindur në qytetin e vogël të Këlcyrës, më 28 maj 1891, Aliu e nisi që herët rrugën e përfshirjes në çështjet kombëtare. Qysh në rini luftoi kundër bandave andarte greke në jug të vendit. U shqua si një prej udhëheqësve të Luftës së Vlorës në vitin 1920, përkrah shumë patriotëve të kohës.
Veprimtaria e tij nuk u kufizua vetëm në fushën e luftës: ishte deputet, jurist, gazetar i angazhuar dhe mbi të gjitha, një ideolog politik. Në vitin 1942, së bashku me Mid’hat Frashërin, themeloi organizatën e Ballit Kombëtar një lëvizje nacionaliste me vizion për një Shqipëri demokratike dhe europiane. Ishte gjithashtu bashkënënshkrues i marrëveshjes Dalmazzo–Këlcyra, një akt i diskutueshëm, por pjesë e rrugëtimit të ndërlikuar të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 1944, me ardhjen e regjimit komunist, Ali Këlcyra u detyrua të largohej nga atdheu. Jetoi kryesisht në mërgim, në qytetin e Romës, ku edhe ndërroi jetë.
Sot, pas dekadash harrese dhe polemikash, eshtrat e tij prehen në vendlindje në shpatet e Këlcyrës që ruajnë ende kujtimin e një emri të madh.
7.
Sot, sarajet e rrënuara që qëndrojnë në kodrën mbi Këlcyrë nuk janë më thjesht rrënoja guri. Ato janë kujtim i një epoke, dëshmi e një familje që luftoi për të mos u zhdukur, dhe që ende flet heshtur, por fuqishëm përmes mureve të rrëzuara.
E mbuluar nga bimësia dhe koha, kjo trashëgimi na kujton se historia nuk është vetëm në librat, por edhe në gurët e heshtur që rrinë në kodra, në sytë që ndalen një çast për t’i parë, dhe në kujtesën që ruhet mes brezash. Këtu, mbi këtë shpat, kjo familje nuk është vetëm një vend është një kujtim që rri pezull mes rrënimit dhe krenarisë.
8.
KUR ALI KËLCYRA 22 MARS 1924 PROPOZOI FORMIMIN E K. L. SH OSE “ COUR DE COMPTS”
Në 22 mars pasdreke ,ditën e shtunë 1924Kuvendi Kushtetues i Shqipërisë futet në një seancë .Mbledhjen kryeson kryetari Eshref Frashëri.Në fillim të seancës lexohen emrat e të zgjedhurve që mungojnë,,Ahmet Zogu,Pandeli Evangjeli,Luigj Gurakuqi.Merren në shqyrtim një procesverbal si dhe lexohen disa telegrame. Mbasi miratohet një projekt ligj për emisionin kartëmonedhe dhe krijimin e një Banke Kombëtare ,kryetari E .Frashëri merr fjalën dhe parashtron bisedën për formimin e një komisioni nga ana e asamblesë për të kontrolluar financat e shtetit prej vitit 1920-1923. Për të sjell këtë projekt-ligj e merr fjalën Deputeti i Vlorës M.Trajazi këtë bisedë të tij dhe debatit po i nxjerrim nga “Btisedime e Kuvendit Kushtetues. Mbledhja e XXXIII
E shtunë më 22 Mars 1924 ora 2.30 mb drake, Faqe 378
Z.KRYETARI
Bisedim mbi formimin e nj komisioni nga ana e Assambles për të kontrolluar Financat e Shtetit prej vijetit 1920-1923
Z.M.TRAJASI
Proponimin që bëra bashkë me shokë për formimin e një komisionit për të kontrolluem t’ardhunat e shpenzimet e Shtetit ,më duket se ësht fare i nevojshëm dhe iarsyeshëm,se në ç’do shtet ka një kontorll për kontrollimin e t’atdhurave e të prishurave të Shtetit, kurse neve gjerë më sot nuk është formuar një Këshilli Kontrolluesi. Besoj se ç’do asamblesist do të përkrahin këtë proponim për formimin e një komisioni kontrollues pse edhe populli thotë se taksat jam tue paguej por nuk jam duke ditur se ku do prishen. Edhe për ti dhënë një dritë popullit që nesër të paguaj taksat ma me gëzim, ësht e nevojshme që ta ndriçojmë mbi të ardhurat e prishurat e Shtetit pse ky po vuan për bukë dhe nuk di ku venë parat e tija. Prandaj proponoj Z.kryetar, që formimi i këtij komisioni të pranohet dhe në të, të marrin pjesë nga një amblesist prej ç’do prefekture që pak a shumë janë dege.
Z. A. KËLCYRA:
Z. Kryetar! Në parim nuk jam kundra që lypet të kontrollohen shpenximet që janë bërë këto 3 vjet,po ish-qeveritë e më parshëme sollën një enersi e një anarshi të vërtetë në budget,të cilat shkaktuan një shqetësi në popull. Në shpenximet e asaj kohe shikojmë një gjendje chaotike të cilën një komision i përbërë prej Asamblistave nuk mund ta sqarojë. Kemi prova të përparshme ,që të tilla komisione nuk kanë dhënë fruta pozitive dhe sa komisione që janë formuem, kanë vazhdue për sa kohë në punë dhe pastaj e kanë lënë m’anash dhe s’kanë bërë asnjë relacion, kështu që edhe nga komision nuk do të dalë asnjë dobi.
Sikurse thashë, bashkohem në parim për kontrollimin e financave të Shtetit, po dua që ky kontrollim të bëhet nga një organ kompetent që të ketë cilësinë e duhur e që të jetë largë atmosfera politike .Ky organ,i cili mund ta kryej këtë detyrë ësht vetëm Cour de Compts dhe deri sa mos të kemi një organ të tillë nuk do mundemi kurrë të kontrollojmë të ardhurat e të prishurat e Shtetit. Pra në vend që të shkojmë kohën kot e të formojmë një komision sikur e pronon propozuesi,do ti lutesh Kryesisë ,që atë projekt ligj që e ka paraqitur Qeveria e që pak a shumë komisioni i Drejtësisë e ka biseduar e që Parlamenti i mëparshëm e ka biseduar edhe kanë qenë pranuar artikujt e parë,ta vënë në ri-bisedim. Pra jam dakord në princip me Z . e tij por jam kundra procedurës dhe si thashë dua, qe ky kontrollim të bënet prej një organit kompetent. Sa për shrregullime, nuk kam dyshime se janë bërë dhe për këtë kishe bërë fjalë një herë në Parlament,se në Përmet janë humbur në mes të Financës e t’ushtrisë afro 3000 Nap.
Të tilla gjera kanë muejt me ngja edhe gjetkë dhe akoma më tepër zyre financiare. Pra jam i mendjes të krijonet një organ kompetent i cili mund të verë pakë dritë e rregull në parat e Shtetit.
Z.M KASSO :Hiç njeri nuk mund të ketë tjater mendje veç, që të kontrollohen financat e Shtetit, por Z. Kryetar,se një komision i emëruar nga Assamblea nuk do jetë i zoti ti arrijë qëllimit dhe nuk do ta përmbush dot detyrën. Për këtë gjë kam ndër sy Statutin i cili në art .75 flet për një Këshill Kontrollues ,kështu që për me muejt me kontrollue Financat e Shtetit ,lypsen njerës të posaçëm që të dijnë nga Finanacat. Po edhe sikur të formohet një komision nga Asambleja ky tash për tash nuk do të kuptojë gjë dhe nuk do të nxjerrë gjë në shesh. Për me kontrollues financat e shtetit lypet një organ i posaçëm e mbasi ky ky organ deri tash nuk është formuar, jam i mëndjes që përkohësisht të refuzohet deri sa të formohet Statuti i cili në një artikull të posaçëm do të prevendojë mbi mënyrën e kontrollimit të Financave.
Z.S.STAROVA:
Z.Kryetar! Proponimi i të ndercmit deputetit të Vlorës ,Z. Mustafa Trajazi është shumë i arsyeshëm,por të vuëmit në zbatim është sikur se tha A. Ali Këlcyra tepër i vështirë. Arsyeja është se budgetet qysh prej prej vjetit 1921-1923 janë aprovuar po thua në në mbarim të vjetit se si mund të rregullohet e të zbatohet,s’kam nevojë tapë shpjegime se e kupton secili. Kësisoj Financa nuk ka muejt kurrë të zbatojë budgetin edhe të pregatitë budgetin kobsumptif. Jam plotësisht dakord me Z. Ali Këlcyra i cili thotë se i vetmi organ i Asamblesë opo i Parlamentit,për kontrollimin e shpenximeve të Shtetit është Cour des Compts.Po unë i mendimit që me kaq nuk mjafton e që të mundemi pak a shumë ti biem në rregull Financat e shtetit kur të formohet ku këshill Kontrollues ti rekomandohet Qeverisë që deri atëherë të përgatisë budgetet konsuptive qysh prej vjetit 1920.Parndaj tash për tash Z.Kryetar aplikimi më duket shumë i vështirë pse më duket se për këtë gjë duhet të ketë një komision të vecantë i cili të merret vetëm me këtë punë.
Z. M.TUTULANI .. e kundërshton këtë mendim. Për z. Dr Nush Bushati ky propozim është ashtë një punë e mirë..Ndërkaq dëgjohen zërat nga salla.
Z. R. FICO:
Z. Kryetar! Edhe në kohë të parlamentit të parë patën qenë formue komisione për kontrollimin e disa çështjeve të veçanta,por as ato komisione nuk bënë kurrgjë. Në është se duam të bëjmë një gjë pozitive ,një gjë në shesh,duhet të formojmë sa më parë Cour des Compts dhe kur të formohet ky, do të bëjë detyrën që i përket. Në qoftë se ketë punë do t’ia lemë një komisionit të formuar prej Assemblistavet,ky komision si dhe komisionet e tjerë nuk do të nxjerrin kurrgjë në shesh. Me këtë mënyrë i japim vetëm një armë në dorë gazetave, që të na shajnë e të thonë që Asambleja s’po gjë.
Z .Dr N.BUSHATI parashtron mendimet e tij që komisioni parlamentar ti jepet shqyrtimi i Financave të shtetit.
Z. A.KËLCYRA:
Z. Kryetar! Unë jam një çikë si ai dervishi filiosof dhe nuk dua ti kujtoj të shkuarat se abuzimet ,që janë bërë në këto 3 vjetët e fundit, janë kaq të mbëdhaja sa për kontrollimin e tyre tjetër dobi nuk do të kemi veç humbjen e kohës e se edhe Cour des Compts po të merret me të shkuarat nuk do ti gjej fundin. Puna është këtu që të ndalojmë abuzimet për sot e tutje,se sa për të shkuarat nuk është e mundur se batakçikëllqet që janë bërë në këto 3 vjetët e fundit,jo një Cour des Compts si i yni por akoma një Cour des Compts i Evropës nuk mund të nxjerrim gjë në shesh. Pra lypet një orë e më parë të formojmë Cour des Compts dhe s’kemi nevojë të presim Statutin,dhe me qenë venë në bisedim në Parlament i lutem kryesisë të na paraqesë në ribisedim ketë projekt -ligjen mbi formimin e këtij dhe komisioni i drejtësisë e ka elabouar dhe ka qenë venë në bisedim në Parlament,i lutem Kryesisë të na paraqesin në ri bisedim këtë projekt-ligjë. Duke berë ketë do ti kemi berë një shërbim të madh popullit e jo të humbasim kohën për të qitur në shesh abuzimet e shkuara.
Për të gjykuar për këtë problem e marrin fjalën edhe Faslli Frashëri,F.Vokopola.
R.Fico, bënë polemikë me Ali Këlcyrën i cili e pyet : a je avokat i qeverisë Z. rote?
R.Fico përgjigjet: Nuk jam avokat i qeverisë,po i së drejtës.
Pas pushimit prej minuta A. Këlcyra ka kërkuar të sqarojë fjala batakçillëk. Diskutojnë H.Xhemaki që në thelb pranon propozimin për formimin e një Këshillit Kontrollues..S.Starova ,M.Kaso,M.Tutulani.P.A Marlaskaj.S. Vuciterna,S.Blloshmi,Dr..L.Koliqi.
Nga fjala e. Kryetarit po japim disa pasazhe:Tani po e vë në votë. Kush është anëtar që kontrolli të behët prej komisionit të posaçëm nga Asambleja sipas propozimit të Z.Mustafa Trajaziti të ngrehi dorën. Votojnë pro ,kështu që mbetet në pakicë. Kush është anëtar që të viret në rendin e ditës formimi i Këshillit Kontrollues sipas Statutit edhe detyrën e Kontrollimit ta bëjë ky këshill të ngrehi dorën. Pranohet me shumicë.