Sarandis Alivizatos-Fotografia:Shqipëroi Lefter Shomo


FOTOGRAFIA( Η ΦΩΤΟΓΡΑΦΙΑ)

Hypur anijes “mosmirënjohje”

U nise drejt zbarkimeve

Një gjë më le në mes dhuratash

Përveç shirave e shrëngatash

Një gjë mes kujtimeve..

Një fotografi e vjetër

Në det, mes përqafimeve

Dje e grisa e bëra copë

Syri im më mos të shohë

Vitet e abuzimeve..

Dhe sa herë ti më ke puthur

Ish torturë mes kthetrave

Gjeja që ka mbijetuar

Është një dhomë e trishtuar

Që t’u dhash mes ledhave.

Një fotografi e vjetër…..

Shqipëroi: Lefter Shomo