SAZAN GOLIKU-DRAMA E HIDHUR E NJË POETI


SAZAN GOLIKU

DRAMA E HIDHUR E NJË POETI

Ese

Agim Mato jetonte buzë detit, por nuk e shihte detin, punonte por nuk e shijonte dobinë e kënaqësinë e punës, ishte i lirë brenda vetes në mendimet e dëshirat e tij, por nuk e gëzonte atë liri që i duhej për të realizuar veten. Fati i Agimit ka qenë i dhimbshëm. Atë vetë nuk e futën në burg si të atin, por e përjetoi në mënyrë të dyfishtë. Ishte kaq i zgjuar sa i shmangu hekurat në duar e në dritare. Por ai provoi burgun e të atit bashkë me nënën e vëllezërit ekonomikisht, shpirtërisht e potencialisht.

Poetit Agim Mato ia dhanë, ia hoqën dhe përsëri ia dhanë të drejtën e botimit, sipas valëve goditëse të luftës së klasave. Për paradoks, edhe pas 20 vjetësh pas rënies së diktaturës, ai nuk botoi libër. E kisha pyetur disa herë: “Pse nuk i boton librat e tu? Çfarë pret?” Ai nënqeshte hidhur si një i burgosur që i hapet porta e burgut, por ende ngurron, sikur nuk është i bindur që është i lirë. Po asesi kjo nuk do të thoshte se Agimi Mato nuk ishte Agim Mato poet, se atij i ishte shuar në zemër e mendje zjarri i krijimit. Përkundrazi, ai shkruante, lexonte, rishkruante dhe si fara e ullirit priti për të shpërthyer kapakun e heshtjes dhe për t’ia besuar lexuesve këngët e tij.

Libri “Jashtë eklipsit” i vitit 2012 mund të quhet një pranverë poetike e Agim Matos. Te ky lulëzim nuk mund të mos derdhej urrejtja e natyrshme për diktaturën, për plagët e kufizimet absurde që ajo i krijoi atij si individ, familjes së tij, popullit të tij. Ky libër është një lloj hakmarrje ndaj diktaturës.

Motivet e lëna përgjysmë (se edhe për dorëshkrimet “e gabuara, “armiqësore” dënoheshe) janë rishikuar, plotësuar e ripunuar, për të parë dritën e botimit pas 30 vjetësh. Pra, kemi një libër të shkruar në dy kohë të ndryshme, po duke parë thelbin perspektivë, kemi në dorë të njëjtin poet si stil, si koncepsion poetik dhe si ideal estetik.

Poezia e Agimit ka një harlisje të organizuar të figurave stilistike, të metrikës së lirë, të imazheve jetësore e fantastike që krijon gati në çdo varg, të shtresave e nënshtresave semantike e semiotike. Poezitë ai i strukturon të ngjashme me figuracionin e një peme që është vazhdimisht në lëvizje. Pra, lëvizja e karakterizon poezinë e tij, e cila rrjedh përherë e shqetësuar, e ngarkuar me kontradikta ndjesore dhe ekzistenciale, me shprehje të fshehta e të hapura të pakënaqësisë ndaj realitetit që poeti ka përjetuar, por pa e bjerr asnjëherë dashurinë për njeriun dhe vendin ku ka rrënjët e veta.

Edhe pse krijimtaria e tij poetike shtrihet me ndërprerje drastike në një periudhë kohe prej dyzet vjetësh, Agim Mato i mbeti besnik stilit të vet. Ky konstatim nuk nënkupton ngurtësimin në prirjet e fillimeve (“Jug”, “Në prag të shtëpive tona”, “Buka e fjalëve”), kur ai shkroi e botoi në kushtet e kufizimeve të të ashtuquajturit realizëm socialist, por flet qartë për konsekuencën e vijimësinë e parimeve e kërkesave të tijcilësore, të cilat mishshërohen artistikisht në një nivel edhe më të lartë në saje edhe të lirisë, edhe të përvojës e kulturës së gjerë.

Them se ai e mbajti premtimin e tij:

“…Më është dashur… edhe be të rëndë kam bërë,

se rëndë më ka peshuar fjala e dhënë.

Dhe nëse do të vdes pa e mbajtur fjalën,

si në baladë do të shihni të ringjallem…”

Sazan Goliku

tonte buzë detit, por nuk e shihte detin, punonte por nuk e shijonte dobinë e kënaqësinë e punës, ishte i lirë brenda vetes në mendimet e dëshirat e tij, por nuk e gëzonte atë liri që i duhej për të realizuar veten. Fati i Agimit ka qenë i dhimbshëm. Atë vetë nuk e futën në burg si të atin, por e përjetoi në mënyrë të dyfishtë. Ishte kaq i zgjuar sa i shmangu hekurat në duar e në dritare. Por ai provoi burgun e të atit bashkë me nënën e vëllezërit ekonomikisht, shpirtërisht e potencialisht.

Poetit Agim Mato ia dhanë, ia hoqën dhe përsëri ia dhanë të drejtën e botimit, sipas valëve goditëse të luftës së klasave. Për paradoks, edhe pas 20 vjetësh pas rënies së diktaturës, ai nuk botoi libër. E kisha pyetur disa herë: “Pse nuk i boton librat e tu? Çfarë pret?” Ai nënqeshte hidhur si një i burgosur që i hapet porta e burgut, por ende ngurron, sikur nuk është i bindur që është i lirë. Po asesi kjo nuk do të thoshte se Agimi Mato nuk ishte Agim Mato poet, se atij i ishte shuar në zemër e mendje zjarri i krijimit. Përkundrazi, ai shkruante, lexonte, rishkruante dhe si fara e ullirit priti për të shpërthyer kapakun e heshtjes dhe për t’ia besuar lexuesve këngët e tij.

Libri “Jashtë eklipsit” i vitit 2012 mund të quhet një pranverë poetike e Agim Matos. Te ky lulëzim nuk mund të mos derdhej urrejtja e natyrshme për diktaturën, për plagët e kufizimet absurde që ajo i krijoi atij si individ, familjes së tij, popullit të tij. Ky libër është një lloj hakmarrje ndaj diktaturës.

Motivet e lëna përgjysmë (se edhe për dorëshkrimet “e gabuara, “armiqësore” dënoheshe) janë rishikuar, plotësuar e ripunuar, për të parë dritën e botimit pas 30 vjetësh. Pra, kemi një libër të shkruar në dy kohë të ndryshme, po duke parë thelbin perspektivë, kemi në dorë të njëjtin poet si stil, si koncepsion poetik dhe si ideal estetik.

Poezia e Agimit ka një harlisje të organizuar të figurave stilistike, të metrikës së lirë, të imazheve jetësore e fantastike që krijon gati në çdo varg, të shtresave e nënshtresave semantike e semiotike. Poezitë ai i strukturon të ngjashme me figuracionin e një peme që është vazhdimisht në lëvizje. Pra, lëvizja e karakterizon poezinë e tij, e cila rrjedh përherë e shqetësuar, e ngarkuar me kontradikta ndjesore dhe ekzistenciale, me shprehje të fshehta e të hapura të pakënaqësisë ndaj realitetit që poeti ka përjetuar, por pa e bjerr asnjëherë dashurinë për njeriun dhe vendin ku ka rrënjët e veta.

Edhe pse krijimtaria e tij poetike shtrihet me ndërprerje drastike në një periudhë kohe prej dyzet vjetësh, Agim Mato i mbeti besnik stilit të vet. Ky konstatim nuk nënkupton ngurtësimin në prirjet e fillimeve (“Jug”, “Në prag të shtëpive tona”, “Buka e fjalëve”), kur ai shkroi e botoi në kushtet e kufizimeve të të ashtuquajturit realizëm socialist, por flet qartë për konsekuencën e vijimësinë e parimeve e kërkesave të tijcilësore, të cilat mishshërohen artistikisht në një nivel edhe më të lartë në saje edhe të lirisë, edhe të përvojës e kulturës së gjerë.

Them se ai e mbajti premtimin e tij:

“…Më është dashur… edhe be të rëndë kam bërë,

se rëndë më ka peshuar fjala e dhënë.

Dhe nëse do të vdes pa e mbajtur fjalën,

si në baladë do të shihni të ringjallem…”

Sazan Goliku

About Post Author