Të më falnit diçka,
s’do ta pranoja kurrë,
Por edhe lavde t’ju bëj,
e kam shumë të vështirë,
Nuk është në karakterin tim,
si njeri,
por edhe si burrë,
Prandaj,
s’mund t’jua plotësoja,
këtë dëshirë.
Edhe unë,
asgjë s’ju kam kërkuar,
As nëpër lista mos më shënoni,
Shtiruni,
sikur padashur më keni harruar,
Dhe gëzohuni si triumfues,
me njëri tjetrin,
ashtu si kurdoherë,
Mund të thurni kurora lavdie,
për vete,
gjithashtu,
edhe për të tjerë.
Edhe po ta harroni emrin tim,
mund të rrini të qetë,
se kjo mua,
s’do të më sillte ,
aspak trishtim.
Në ndërgjegje,
të mos ju rëndoj ndjenja e fajit,
Se edhe unë,
do të isha i lumtur,
por jo ashtu si ju,
por duke parë në mbrëmje hënën,
dhe xixëllonjat e majit.
Do të shtrihesha pa ndrojtje,
në barin e korrur,
dhe si dyshek do të shtroja,
jonxhën e tharë.
Një nga një yjet do të numuroja,
e do të luaja me xixëllonjat,
si një i dashuruar i marr.
Do t’i gëzohesha gjethes së njomë,
nga toka e sapo dal,
Dhe buzën do ta njomja,
me vesën,
tek fija e barit,
Do të buzëqeshte dhe hëna,
kur të zbriste mbi mal,
si çapkënija djalosharit,
Eh, çapkënia hënë,!
kur të më shihte,
do të shtrihej pranë meje,
e në vetmi s’do më kishte lënë,
Do të ma merrte trishtimin,
do ta shpërndante si pluhur reje,
që në shpirtin tim,
të mos kishte vënd.
Nuk do t’ju kërkoja,
asnjë favor të më bëni mua,
Do të ecja,
pa u mbështetur diku,
rrugëve i qetë,
Ashtu si një udhëtar i palodhur,
që shpirti kurrë nuk ju shua,
por, i ndezur,
si një qiri dritëzbehtë,
E di,
që mund të jetë e vështirë,
s’ka gjë,
se mund të dukem,
fare pak në errësirë.
Nëpër netët e vona,
edhe pa hënën flokëkrehur,
do të ndjek yjet,
mbi kal ëndërrash hipur,
që pastaj vetë ti ndez,
kur të jenë pak të zbehur,
Se përherë,
më kanë mahnitur.
Ndërsa hënën,
deri në mëngjes do të rri,
diku i fshehur,
i strukur,
si një dashnor i lajthitur,
deri sa të dalë e plot,
e bukur,
Do të rri duke e pritur,
ashtu,
siç do të prisja një vajzë,
një vajzë si fluturë,
