S’e bën dot fitimtarin-Kasam Shaqirvela


Nuk është e shëndetshme

të paraqitesh vullnetarisht

atje ku nuk të ftojnë personalisht

e aje ku të grishin, në sofër a dasëm shko,

por më pak fol e më shumë dëgjo…

duro o njeri i mirë, duro

dhe nëse nuk e njeh mirë atë që e heq vallen,

ti në atë valle s’bën të hysh edhe po qe se di të kërcesh mirë madje dhe më mirë se ai

që i prinë valles … sepse,

ai që e udhëheq vallen,

kur të dojë e si të dojë,

ta ndërron taktin e kërcimit

dhe papritmas të vë në lojë,..

e ti ngatërrohesh në hap me këmbët e tua

sepse, për atë bien tupanat

dhe jo për ty..

e për të tjerët, ninullat te nënat?!

Dhe ata pranë që e ndjekin vallen..

janë dashamirë që bëjnë veç “sehir”

janë daltonist, s’e dallojnë shkallën

ata nuk e lodhin të vetin “fiqir”

e hanë shijshëm çkado që u dhurohet

pa në qoftë dhe me kosto të lirë

fyti i tyre kurrrë nuk ngushtohet

dhe sytë e tyre e shohin vetëm të parin

edhe nëse baleti yt është elitar

ty, s’ke për ta bërë dot fitimtarin..!

Ke kujdes se,…

në bëre e u ngatërrove

duart ku je kapur nuk të mbajnë

përveçqë në përrua u rrëzove

edhe sharjet n’ty nuk do të prajnë..