Se di ku je përhumbur…Tomi Buzi


Se di ku je përhumbur ..

Se di ku je përhumbur kështu ,në cilin vënd
ndoshta larg, në vegimet e një shpirti tjetër ,
a ndoshta, përtej ishullit të kurmit tënd,
ku errësira ..
përflak kujtimet e një historie të vjetër !

Do të heshtës duke përcjell ëndrrat mugëtirave ,
kolovitur në shilarës pasionesh të kohës së shkuar,
deri sa trupi jot të ndjej ‘mornicat’ e drithërimave ..
të një shpirti, mes heroglifesh gurëzuar !

Pse vall e burgos idilin , lëre të endet nëpër muza ..
Veshur me ojnat e dëshirave gri, që të s’jell vetmia ,
përqafuar me flladet, që të fshijnë lotin te buza ..
si vejushat e Orientit që kërkojnë : ‘Kopështi i Edenit’,
te perëndia.

Nëse je Eva ,perënditë do të kthenin në hyjni ..
të parajsës qiellore,
ku fshihet kopështi magjiplot ,
në shpirtin tënd do lindin, e do shuhen psherëtima ..
si aureola gri që vërtiten mugëtirave, mbështjellë nën lot !

Mos e burgos shpirtin përtej idilit dehës të magjisë. ,
mos e përndiq me psherëtimat e një zjarri të shuar ,
kalëroje lotin si kalin më të hazdisur të mërzisë ,
mbështjell me mantelin e një shpirti të dashuruar !

Se di në janë copëza malli, psherëtimave strukur ,
A fjalë të pa thëna, mbështjell nën ngjyrat gri ,
A ndoshta regëtima të një aureole të bukur ,
Kthyer në ‘ kopështi i Edenit’ ,me mantel të ri !

About Post Author