Se jam njeri…


Zyba Hysa

Se jam njeri…

S’kam nevojë t’rrëfesh dhembjet tua,

Unë qaj pa m’i treguar!

Shpirtrat tanë flasin vesh më vesh me njëri – tjetrin,

Lotojnë pa u ankuar…

As harenë tënde mos ma thuaj,

I ndjej si vallëzojnë dy zemra krahërorit,

Fluturimthi… tek ti… tek mua…

Ti vec një fjalë dërgoma,

Se jam njeri,

Që ëndrrat të mos më duken ëndrra,

Shpresa të ngjallë shpresën,

E ditet e pritjes,

T’mos bëhen të rënda!

About Post Author