S’e kam hak-Valbona Kolaveri


S’E KAM HAK

Edhe të kem faj

Kurrë ,ti

Mos merr hak

Gozhduar unë ,

Ndjenjash shpirtin

Vë mbi fjalë

Veç,

Të rend e lirë

A kam bërë mëkat?

Nëse po

Po atëherë

Ky është

Mëkati im i bukur

Ti veçse më prangos

Me zinxhirët e medjes

Tek bota jote e vogël

Shpirtin,

Ke kuti inati

Të pandorës

Përse pret të zgjedhësh

Vetëm t’më lëndosh?

E ndiej tek lutesh

Për triumfin tënd

Të zi

Pse?

Sepse unë të dukem

Një e çmendur

Në rreshtin e poetëve?

Me zemrën,

Drejtuar qiejve

Duke rrëfyer

Një nga një dëshirat

Si Liza në botën e çudirave

Edhe ketu të ngas?

S’ka gjë,duroj

Edhe kjo më jep shpresë

Dhe vazhdoj e pres

Për më të bukurën poezi

Aty ku unë kuqloj dashni

Prandaj

Dy duar lidh mbi zemër

Dhe lutem edhe për ty

Hakun veç më jep

Dhe në hak mos më hyj.