Se nuk kam ma kohë-Donike Rrethej


Donike Rrethej

( as dishirë ).

Ka ardhun koha t’udhëtoj vetëm,

n’nji frymë erët,

n’nji rrahje zemrët,

n’pëshpërimen e nji kujtimi,

tesh t’harruem qi m’vjen pa’prit..

n’shpirt….

Prej vitesh , endem n’pëlhurën e kohës,

tuj t’dasht,

t’barabartin si unë ,

qi m’dhuroj plagë e lot,

heeejjj , kam ikun njerëz ,

kam ikun botë.

Edhe prej tejet…

prej mejet ?!

Tesh kërkoj nji jetë,

si gjethe,

si fletë.

Boshe e shkarravitun me zemërim,

e e hedhun n’koshin e plehnave n’harrim.

Ka ardhun çasti me vet’flijue,

andrrat e natës m’mbramshme,

qi çilën n’zemër tuj e ditë,

se m’ka ikun shpirti,

e m’jan verbue sytë.

Tuj t’dasht ty harrova vedin,

e jeta m’dënoj ,u bana ( jeremi ),

e kështu rashë viktimë e saj ,

humba mue e humba edhe ty.

E din ?!

A e din dreqi e mori se kjo jetë ?!

asht kaq misterioze ,katile e ik aq shpejt?!,

se skam kohë ma as me t’dasht ,as me t’urrye,

se tesh udhëtoj vetëm e jetës e Krishtit i kam ..

rrëfye.

Se ?!

Se ka ardhun koha t’udhëtoj vetëm,

t’shuhem me erën e t’vij si shi i paqtë ,

diku t’endem shpirt ,frymë ëngjëjsh përjasht.

( skam dishirë me t’urrye ,as ma forcë me t’dasht ).

Autore:

Donike Rrethej .

Foto : ( para pak vitesh )😊.