Seç u ngrita sot,u ngrita si i marrë
nga një ëndërr e frikshme e të trembur.
sikur poezinë,ju njerëz ma kishit vrarë
në koshin e plehrave ma kishit hedhur.
Sikur ma kishit vrarë ju o hijena
o ju vraftë mu në kokët Perëndia
po ,po ju,sikur ma kishit vrarë
si ata që dikur,më vranë ëndrrat e mia.
Sikur ma kishit vrarë,ju o politikanë
që sa futët këmbët të gjithë në politikë
i ratë gllabëruat,pothuajse tërë dynjanë
dhe për këtë popull s’menduat asnjë çikë.
Sikur ma kishit vrarë ju-o trafikantë
kur poezia ime,tek ju kishte ardhë
ku ju bënit pazare,si ato monstrat
ku të trafikonit,”Mishin e Bardhë”.
Sikur ma kishit vrarë ju thashethemexhinj
ju që nuk lini njeri pa përgojuar
vetëm qani hallet e njerëzve të tjerë
sikur hallet tuaja i kini mbaruar.
Por -Poezia-ime shpëtoi për bukuri
nga disa njerëz të dashur dhe të qetë
ku poezinë ata e duan dhe adhurojnë
ku poezia për ta është dritë dhe jetë.
