Flet ish-Shefi Sigurisë së Gardës, Sefer Pasha: Ura e Lotëve filloi të ndërtohej në vitin 1978 në bazë të një marrveshjeje me shtetin e Ish Jugosllavisë.
Ura e Lotëve në Morinë të Kukësit, molla e Titos, “saldatori” Bujar Hoxha dhe Foto Çami që mblidhte shalqinj
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
Udhëtarët që kalojnë në doganën e Morinës në Kukës si nga Shqipëria dhe Kosova e thonë natyrshëm togfjalëshin “e kaluam Urën e Lotëve”. Kështu është transmetuar gojë më gojë qysh moti. Por ura mbi të cilën tani kalon autostrada midis dy doganave nuk është Ura e Lotëve. Jo. Atëhere kush është dhe çfarë është Ura e Lotëve?
– Si do ta spegoni për lexuesit Urën e Lotëve. A ka ndonjë histori të veçantë?
– Ura e Lotëve, që tani tregohet si baladë ka qenë përposht autostradës në brigjet e lumit të Drinit të Bardhë. Buzëdrinasit më kanë treguar se dikur Ura e Lotëve ishte ndërtuar me një gëlqere që kishte tridhjetë vjet që argasej në gropë të thellë. Mbi gëlqeren e shuar ndërtuesit kishin thyer mijëra kokrra vezë. Llaçi ishte trazuar me lesh dhije. Prandaj ura kurrë nuk kishte pësuar ndonjë ciflosje. Aty ka qenë dhe dogana e vjetër dhe një han. Në vitin 1971 filloj ndërtmi i Hidrocentralit të Fierzës e që u inagurua në vitin 1978. Në rrethanat e formimit të liqenit të Fierzës, i cili po e përmbyste Urën e Lotëve nisi puna për ndërtimin e një ure të re. Shteti i ish Jugosllavisë së Titos ngriti një qytet ushtarak. Po kështu dhe Shqipëria ndërtoi një doganë të re dhe postën kufitare. Për ndërtmin e urës së re bën fjalë dhe kjo ese e posaçme. Anës autostradës, disa metra nga dogana shqiptare, lëviz si i trembur. Ura nuk është më. Megjithëse e kam me vete kartën e identitetit druhem se mos policia më pyet se çfarë kërkoj. Edhe për këmbësorët ka rregulla paçka se nuk është më shteti i ish Jugosllavisë, që t’i nxirte sytë me bajoneta. Në vetmi e kuptoj se kërkoi “kallëza në borë”. Po përse kam ardhur që nga Tirana? E çuditshme! Për 12 vjet që shërbeja mbi këtë urë, ku tani kalon autostrada, nuk kisha pyetur për historinë e ndërtimit të urës, e cila u zgjerua me ndërtimin e autostradës. Nuk kisha shfaqur asnjë lloj interesi. Krejt rastësisht një miku im i vjetër nga Kukësi, Gjetan Omuri ma tregoi pikë për pikë historinë e ndërtimit të kësaj ure. Në vitin 1978 Gjetan Omuri kishte qenë drejtor i kantjerit të ngritjes së urës së re. Ngritja e urës u bë në bazë të një marrveshjeje me shtetin e Ish Jugosllavisë. Ekzistonte një marrveshje e firmosur në Tiranë dhe në Beograd nga minstrat e jashtëm të dy vendeve. Shteti i kohës me porosi të Enver Hoxhës kishte vënë në dispozicion të gjitha makineritë dhe çdo gjë të nevojshme për ngritjen në kohë rekord të kësaj vepre. Shpenzimet ishin të shtetit të Shqipërisë. Kështu ishte shkruar në marrveshje, të cilën e kishte nënshkruar për palën shqiptare drejtori Gjetan Omuri dhe për palën jugosllave një përfaqësues i atij krahu. Arkitektët e projektit të ndërtimit të urës kishin punuar në Tiranë me mjeshtëri. Gjetan Omuri dhe personeli inxhinjero – teknik nuk do të lëviznin asnjë presje. Nga ato që më tregoi Gjetan Omuri mua më bëri përshtypje që në listën e specialistëve shqiptar [këtë listë e kishte dhe UDB -ja] na ishte dhe “saldatori” Bujar Hoxha.
– Ju thoni “saldatori” në thonjëza, pra ai nuk ka qenë me profesion saldator?
– Bujar Hoxha ishte oficer i Sigurmit të Shtetit, por e kishin ngarkuar me detyrë që të punonte si punëtor[saldataor]. Si “punëtor” Bujar Hoxha i ngarkuar nga Ministria interesohej edhe për një kokërr rërë e për një gur të shtrëmbër. Në një rast tregoj Gjetani unë ja pashë “tytën” e pistoletës nën një pllakë guri tek këmba e mesme e urës së re që po ngrihej. Saldatori” i Bujar Hoxhës më vuri në mendime. Së bashku tek këmbët e urës së re kishim dalë shumë herë. Dhe Bujari kurrë nuk më kishte thënë se në muret e asaj ure ishte dhe ai Bujar Hoxha nga Kavaja. Bujari kishte ardhur përpara meje në Kukës dhe nuk më kishte thënë asgjë. Në një zyrë dy punonjës të Sigurimit të Shtetit e kishin të ndaluar t’i hidhin sytë tek dosjet e njëri – tjetrit. Thuhej nën zë se Bujar Hoxha vente e vinte nga mali i Pikëllimës nëpër Kosovë në luftë të përgjakshme me UDB –në. Pas viteve nëntëdhjetë Bujar Hoxha ka shërbyer për një kohë të gjatë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në disa linja të forta kundër krimit të organizuar. Tani nuk e di se çfarë të them. Nuk ka shumë kohë që kaluan të dyzetat e “saldatorit”, që prehet në varrezat e Sharrës. Të dy pinim kafe e vraponim në Parkun Kombëtar të Tiranës. Bujari ishte mjek i vetvetes. Aparatin e matjes së kalorive e mbante të puthitur në parakrah. Ishte një dietolog i mbaruar. Dhe kjo duket në librat që ka botuar. Por ai vdiq krejt papritur. Dhe unë e vuaj vdekjen e tij. Në këto çaste më ngushëllon mendimi që Bujar Hoxha e mbylli hijen e tij dhe e bëri fli në këmbët dhe muret e urës mbi të cilën kalon autostrada me qëllim që ura të bëhej e fortë. Dhe kjo urë nuk u rrëzua kurrë. Hija e Bujar Hoxhës u muros në themelet e urës. Hija e tij si të qe njeri u muros si e gjallë në themelet e urës që lidh dy shtetet. E murosi hijen për jetë. Bujari tani është në varrezat e Sharrës, por hija e tij është e murosur në Urën që ndërtoi Gjetan Omuri dhe specialistët nga Kukësi dhe Tirana. Zbres në përrua ku janë këmbët e urës dhe ku është e murosur edhe hija e “saldatorit” dhe këndoj vargjet e një kënge të hershme: -/Urë moj e zeza urë/./Ku kalojnë turq e kaur.//Shkundi mollë e hidhni gur.//Muret të mos bjen kurrë. Gjetan Omuri më foli gjatë në Tiranë për punën që u bë për ngritjen e urës. Më tregoi dhe një gjë të bukur që më ka ngelur në mendje. Përtej urës që po hidhte shtat ishte një mollë e madhe tre – katër metra larg vijës së kufirit. Ishte fillim pranvere kur filloi puna për ndërtimin e urës dhe molla qe plot e për plot me kokrra jeshile. Afër mollës qe dhe fusha e volejbollit, ku luanin kufitarët serb. Në të majtë të mollës qe dhe një portret i madh i Titos sa një faqe mali. Puna për ngritjen e urës vazhdonte dhe kokrrat e mollës piqeshin një e nga një. Ishte mollë e kuqe dhe kokrrat u bënë të mëdha sa një kokë kaprolli nga ata që rrinë lart në malin e Pikëllimës. Kokrrat që filluan të piqen binin shpesh dhe mbi llaç. Asnjë specialist shqiptar që ndërtonte urën nuk i prekte mollët. Serbi që bënte roje afër mollës habitej që shqiptarët nuk i preknin kokrrat e pjekura të mollës. Edhe kufitarët serb që luanin vojleboll dhe basketboll çuditeshin. Dhe molla u poq, u kalb dhe ra në këmbët e urës pa u prekur nga askush. Kur ndërtohej ura e re pas portretit të Titos ishte një rresht i gjatë me tanke si dhe disa togje me topa e mortaja me tyta të kthyera nga Shqipëria.
–
– -Ushtarët shqiptarë dhe ata jugosllavë ballë për ballë. A kishte incidente dhe çfarë kushtesh kishin të dy ushtritë?
– Ball për ballë me doganën e Shqipërisë ishte fjetorja e kufitarëve serb, ku këndoheshin këngët e Leba Brenës dhe pihej alkol papushim. Kufitarët serb thanin çarçafët nëpër pemët rreth e rrotull. Me ndërtimin e doganës nëpërmjet oxhakut, kur frynte erë, ajo e shpinte tymin në dritaret e fjetores së kufitarëve serb. Kufitarët serb filluan të vërshëllejnë. Pala shqiptare mori specialist nga Golloborda dhe u rindërtua oxhaku, që asnjë fjollë tymi të mos shkonte në fjetoret e serbve. Kaloj në të majtë të Urës së Lotëve e ndaloj tek mademi i zhavorit të kuq për të cilin më kishte folur Gjetan Omuri. Në këtë madem sipas marrveshjes me serbët do të merrej nga pala shqiptare zhavori për ndërtimin e urës së re. Edhe pse kishte kaluar një jetë aty përsëri kosovarët e çliruar nga serbët nxirnin xhavorr dhe e tregëtonin. E pyeta pronarin nga fshati Vërmicë për një kafene që kishte qenë dikur kur nisi të ndërtohej ura e re. Por ai ngriti supet me habi. Siç ma tregoj Gjetani i zoti i kafenesë në ato kohë ishte një serb, kurse ai që shërbente qe kosovar po nga fshati Vërmicë. Gjithnji në bazë të marrveshjes punonjësit shqiptar që ndërtonin urën shkonin dhe pinin kafe. Në këtë kafene Gjetan Omurit i ndodhi një “incident”, që ai ma tregoi me dhimbje. Kosovari që shërbente si “kamarjer” në kafenenë e serbit një mëngjes i kishte dhuruar një çantë të vogël. Ajo ngjante me një dosje. Unë e vazhdoj rrëfimin Gjetani pasi e falenderova kosovarin i dhurova për mirësejllje një stilolaps të bukur. Ma kishin dërgur që nga Tirana. Të nesërmen Sekretari i Parë Ali Doçi, i cili ndiqte punimet e urës me porosi të Enver Hoxhës, e kishte thirrur Gjetanin në zyrë për atë “dhuratën “, të cilën e kishte marrë në kafenenë e serbit. Nuk e kam shpjeguar dot atë që më ndodhi e mbylli tregimin Gjetani. Në kafene unë isha vetëm me kosovarin. Kurrë nuk e mora vesh se ku flinte “lepuri”. Dola mbi mademin e zhavorit dhe i hodha sytë matanë Drinit të Bardhë, ku janë gërmadhat e fshatit Pogaj e ku dikur ka qenë posta kufitare. U drodha. Aty ka banuar me familjen Xhelo Tozaj që ishte komandanti i postës kufitare të Pogajve. Xhelua ishte nga Kuçi i Vlorës. Në Pogaj Xhelos ju sëmur dhe i vdiq djali. Në varrezat e fshatit Pogaj e varrosi. E kujtoj gjithnji këtë dramë sa herë që shkoj në Kosovë. Lëviza përsëri dhe ndalova tek Gurra e Vërmicës. Me ujin e ftohtë që vjen nga mali u freskova. Kur dikur shkoja në malin e Pikëllimës dëgjoja shumë legjenda. Në një rudinë të malit ishte një liqen akullnajor. Tregonin se aty kishin rënë krushqit bashkë me nusen, të cilët kishin ngatërruar rrugën. Ishin nga Dragashi i Kosovës. Liqeni ishte i mbuluar me borë. Krushqit bashkë me nusen kishin dalë të mbytur tek Gurra e Vërmicës. Tregohej dhe për Varrin e Nuses. Kur tek Gurra e Vërmicës kishin dalë krushqit e mbytur një e nga një bashkë me ta kishte dalë dhe nusja me duvak në kokë. Nusen e kishin varrosur në një varr të veçantë mbi mademin e zhavorit të kuq. Varri i Nuses kishte mbetur si pikë orjentimi për udhëtarët që lëviznin buzë Drinit të Bardhë. Pyeta kosovarët që ishin nga Vërmica dhe më thanë se mote më vonë nusen e kishin xhvarrosur dhe e kishin shpurë në vendlindjen e saj në Dragash, ku ajo qe bijë dhe kishte dalë nuse. Gjetan Omuri më tha në Tiranë dhe një detaj të parëndësishëm për Bujar Hoxhën. Jetën e Bujar Hoxhës Gjetani nuk e njihte. Ura e re do të ngrihej edhe pa qenë në listën e “specialistëve” Bujar Hoxha. Por regjimi i Enver Hoxhës nuk lëshonte pe. Unë kam qenë në një drekë me Hekuran Isain, ku ishin dhe ushtarak të tjerë. “Lal Hekri” ishte një “Zylo” shakaxhi. Ai na tregoi një fakt që mua më ka ngelur në mendje. Enver Hoxha kishte pyetur se kush ishte caktuar Drejtor i ndërtimit të Hidrocentralit të Fierzës. Farudin Hoxha i qe përgjigjur Adil Çarçani. Kadri: – [Hazbiu] i kishte folur me zë të lart Enver Hoxha ministrit të brendshëm. Farudin Hoxha të merret në përpunim nga Sigurimi i Shtetit. Kur të mbaroj hidrocentrali ma bini dosjen që ta studioj. Zbres në rrugën e vjetër që lidh Kukësin me Prizrenin. Ajo gjarpëron anës liqenit të Fierzës, që përmbyt dhe një pjesë të teritorit të Kosovës. Udha e vjetër herë del dhe herë zhduket si të jenë prurjet e Drinit të Bardhë, që vjen nga Istogu. Për fat udha e vjetër këtë pranverë nuk qe mbytur megjithëse kishte pasur shira. Pritej që mbi të të delte liqeni. Mua më duhet të shtoj në ese dhe një ngjarje që ma ka treguar një emër i ndaluar.
–
– -Kush ishte ky emër i ndaluar? Pse kishte shumë emra të ndaluar atë kohë si veprohej ndaj emrave të tillë?
– Ai ishte Kandidat i Byrosë Politike. Quhej Foto Çami. Kishte ardhur për të bërë punën fizike në një nga arat e fshatit Morinë. Punonte dhe mblidhte shalqinj. Foto Çami na tregoj në një takim me kooperativistët e Morinës se kishte ardhur nga Prizreni për në Kukës Akademiku Francez Gabriel Louis Jaray. Akademikun e kishte pritur në Kukësin e Vjetër, Sulë Elezi me të pesë vëllezërit. E kishin mbajtur në odën e tyre një muaj me të gjitha të mirat sipas zakonit. Nuk kishte munguar ushqimi i mirë i zonës, vizitat në vendet historike, daljet për gjah dhe drekat e darkat me këngë e valle. Akademiku Francez qe habitur. Kishte mësuar që t’i binte dhe çiftelisë. Në gjueti kishte vrarë dhe një derr të egër. Kur do të ikte i kishte kërkuar Sulë Elezit dhe të vëllezërve se çfarë dhurate donin që t’ua dërgonte që nga Parisi. Ishte i pasur. Sa dollar donin prej tij? Ne duam që të na dërgosh një malherë të mirë nga ata të Turqisë i qe përgjigjur Sulë Elezi. Akademiku Francez qe çuditur. Mbi këtë fakt ai kishte botuar në Paris një libër interesant. Vazhdoj të kërkoj me sy atë urën e drunjtë, ku mësuesi i fshatit Morinë nga Mesapliku i Vlorës Bardhosh Gaçe, merrte mundimin dhe ngjitej në fshatin Kishaj. Në atë fshat kishte lindur Pjetër Bogdani. Njeriu i letrave Bardhosh Gaçe një pjesë të rinisë e kaloj si mësues në fshatrat buzë Drinit të Bardhë. Sa herë që shkoj në Kishaj malësorët kujtojnë dy emra që janë marrë me Pjetër Bogdanin. Ata janë Bardhosh Gaçe dhe Anastas Kondo. Si është jeta? Mbi “Urën e Gjetanit” e që tani mbi të gjëmon “Drini” i makinave më lidh një pyll me kujtime. Me “mavro” Bujarin i tregonim gjithnji. Në ato vite në Kukës ishte futur nëpërmjet malit të Pikëllimës një kosovar nga Suhareka. Ai kishte kërkuar strehim politik. E ndiqte Udb -ja. Ne me urdhër e dërguam në Tiranë. Atje “shosheshin” të gjithë ata që kërkonin strehim politik. Çuditërisht për suharekasin qe gjykuar që ai t’u kthehej autoriteteve të UDB -së. Dhe ne e nxorëm suharekasin në mes të “Urës së Gjetanit”. Aty dolën për ta pritur UDB -ashët. Në çastin që ua dorëzuam, pa ja hequr hekurat nga duart, as vet nuk e morëm vesh se si suharekasi u hodh nga ura në përruan e thellë. Ne të palës shqiptare e nxorëm me shpejtësi. Ai kishte pësuar disa fraktura. E nisëm përsëri për në Tiranë. Mesa u mor vesh ata të Zbulimit të Jashtëm nuk e kishin “shoshur” mirë. Suhareksi nuk kishte qenë lidhje e UDB -së siç qe dyshuar. Prandaj nuk pranoi që të bjerë në duart e tyre. U hodh nga ura. Suharekasi mbaroi fakultetin në Tiranë dhe ndodhet në Zvicër.
Pa e kuptuar më ka zënë nata. Më duhet të shkoj në fshatin Krushë e Madhe tek Etrit Hoti. Ai është djali i vëllait të Ukshin Hotit. Pres të vij nga Kukësi miku im Ali Peca me një makinë të mirë. Me të do të udhëtoj për në Krushën e Madhe.