Gëzim Llojdia
1.
Sefertasi.Kështu quhej.Kështu e thërrisnin ,më të shumtët.Doemos traktoristët.Ishte ena ku mbahej buka e tyre.Ishte një llojë ene alumin i bardhë .Jo dreq.Thjeshtë ishin dy enë të tilla. Të vogla.Me dy kate.
E pashë për herë të parë, te ai djaloshi.
Udhën e bëra me një djalë të vogël.Jo dhe aq të vogël.Djalë fshati me fytyrën si ftua.
-Të vij dhe unë ,më tha.
-Rruga është e të gjithëve,i thashë.
-E di, më tha ,se s’bëhet vetëm.
-Ku shkon?
-Te traktoristët.
-Çe ke atë ?
-Sefertas,tha.
Ngrita dorën në shenjë habie.
-Buka e traktoristëve.Shkurt.
-Aha.
U çapitëm ashtu për dyzet minuta.
-Arritëm.Po.Dëgjohej zhaurrima e tyre.Traktori gulçonte.Në pyllin përtej,zogjtë mbanin vesh,ndër degë.
”Kënga e traktorit” mbyste në heshtje cicërimat e zogjëve.Sado, që zogjtë ishin munduar ta ngrinin një oktav më lartë.Madje një moment kishin triumfuar,mirëpo traktoristi e kishte ndier këtë.Dhe levën e kishte ngritur ca oktavë më sipër.Edhe zogjtë në anën tjetër filluan këngën .Mirëpo kënga e tyre stepej pas gjithë asaj zhaurime.
-Erdhi buka,tha traktoristi.
-Hajde more djalë sille, na griu uria,kam gjithë natën, që bëjë ugar.
Djaloshi hoqi tasin e parë me kujdesë.
-Çfarë na ke sjell? E pyeti.
-Ja shikoje,tha djaloshi.
-Pilaf.Mirë.
-Po tjera,çfarë ka?
Djaloshi nxorri enën e dytë.Ç”mbështolli gazetën:Zëri i popullit”.
-Bukë -tha.
Po fasulet ku janë?
-Fasule,s’ka?
-Si s’ka ?
– S’kishte guzhina.
-Jo more.Po çdo ha unë!Kam punuar tërë natën.
-Të porosita në mëngjes.Dua pilaf dhe fasule.
-Pilafin e solla.Fasule s’kishte.
-Si s’kishte.
-S’kishte.I thashë kuzhunjeres.
-S’ka fasule- thuaj.Sivjet s’u bë fasulja.
-Nga jashtë s’vjen asnjë kokërr.Jemi në rrethim, thuaj atij traktoristit.
-Jo morre , ofshau traktoristi.
-Bjere këtu atë pilafin.E morri sefertasin e ngriti lartë.Dhe e vërviti tej ugarit.
-Të dhjefsha menxën- tha.
Të dhjefsha kuzhunjeren. Ata traktoristët e fshatit karshi punojnë sa gjysma jonë, por hanë pilaf e fasule çdo ditë.Ne punojmë gjithë natën.Nga dy norma.Na sjellim vetëm pilaf me bukë.
-Mos je çmendur gjë,ç’bëre kështu ,thërriti djaloshi.Më prishe sefertasin!
-Eh ti ke hallin e sfertasit,ne na bie bretku këtu dhe ti na sjell pilaf.
-Po bukën, pse e solle, kur s’kishte fasule?
-Kështu më thanë.Merre se e hanë ata. Traktoristë janë.Tha përgjegjësi.
-Jo ore…Po hahet bukë me pilaf?
-Pastaj s’kishte shumë kohë sot menxa.
-Pse s’kishte?
-Përgjegjësi më tha na lërë rehat, sot do vijë sekretari i rrethit, dhe ende se kemi vënë mishin të piqet.
-Po për ne su kujtua njeri?
U kujtova unë i thashë.
-Çfarë tu shpiem traktoristëve,kanë punuar gjithë natën?
-Çfarë ka menxa shpjeru.
-Bukë me pilaf?
2.
…Mbetëm të dyzuar.Por bisedën e tyre e prishi Radio Iliria pasi mbaroi lajmet tha se programi sipas kërkesave fillonte me këngën e traktoristit.
…Çaje traktorist tokën si rrufe se për ty o vlla po këndojmë ne…