Sejmen Gjokoli :Në ditën e kryeveprës tonë…


Sejmen Gjokoli

16 vite më parë, në 25 Tetor 2005, Iso-Polifonia shqiptare u shpall nga UNESCO “Kryevepër e Trashëgimisë Shpirtërore të Njerëzimit”.

Në nderim e vlerësim të këtij akti e kësaj dite të rëndësishme për tradhëgiminë tonë kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë organizoi një aktivitet të posaçëm me grupe polifonike e instrumentistë popullorë.

Në bashkëpunim me Muzeun Etnografik të Bashkisë Vlorë dhe si pjesë e programit të Festave të Nëntorit aktiviteti u zhvillua në mjediset e këtij muzeu duke e bërë edhe më i bukur e më simbolik.

Në aktivitet përveç grupit “Pavarësia” e “Bilbili” u bë edhe promovimi i instrumentistit të ri e të talentuar, gdhendësit të Cylës Dyjare, Ervin Bilalaj.

Aktivitetin e moderoi specialisti i trashëgimisë kulturore, Neritan Mehmetaj.

Në “sofrën” e trashëgimisë mori pjesë e përshëndeti edhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Urime 25 Nëntori, dita e Iso-Polifonisë shqiptare!

About Post Author