Nga Sakip Cami

Këto shënime mbase do të vlejnë dhe për vendlindjen dhe fisin tim. Prandaj, vendosa t’i përmbledh këto gjurmë jete në një libër të thjeshtë, shkruan autori në parathënien e librit, duke menduar se kështu mbeten të gjalla për shumë breza, për ato që kanë mirësinë, interesin dhe durimin për t’i lexuar. “Duke patur parasysh, se pa e ditur që nga kemi ardhur nuk e kuptojmë se ku jemi, dhe nuk arrijmë të mendojmë se ku do të shkojmë. Ndoshta, dikush mund të përfitojë sado pak prej tyre Selishta ka qenë dhe mbetet Dibër, shkruan autori, në kundërshtim me disa fbukas që thonë se Selishta është më vehte, është mal, është krahinë e Matit etj. Selishta është përfaqësuar në kuvendet e Dibrës me Lelën dhe Kazihanin. Katër Grykët e Dibrës, ky vend i ngritur rreth 800-1000 m mbi nivelin e detit, midis majave të larta dhe të bukura, si: Prati, Runja,Balgjaj e Deja, për vetë pozitën, gjeografike një rëndësi të veçantë mori në kohën e zotërimit të Kastriotëve, të cilët, siç dihet nuk mbetën vetëm sundues të Dibrës, por edhe të Matit, dhe në kohën e luftërave të Skënderbeut, Stellushi qe një nga fortifikatat e dhe kalatë e tij më heroike dhe së bashku me kalanë te Kepi i Hane në Selishtë ishin nyje lidhëse midis Matit Këtu është zhvilluar Beteja e Talmiranës, (Stelushit) kundër Ibrahim Beut me 22 qershor 1449, Betejë e zhvilluar në fushën ndërmjet Malit Tal dhe Stelushit ndërmjet ushtrisë turke të komanduar nga Ibrahim Beu. Në fund të majit një ushtri turke shkoi për ta pushtuar kështjellën e Stelushit, në Lukan, Katër Grykët, me mendimin se do ta ndihmonin 200 ushtarë myslimanë të kështjellës, tradhëtarë, të konvertuar përsëri në katolikë. Skënderbeu i njoftuar për këtë kompllot arriti më parë dhe dënoi kompllotistët dhe mori masa për pritjen me luftë të ushtrisë turke. Me 22 qershor 1449 Ibrahim Beu me ushtrinë e tij të thyer me 3000 ushtarë të vrarë dhe me qindra kuaj të vrarë u tërhoq. Qysh në kohë të lashta dhe deri në ditët e sotme Selishta ka qenë fshati kryesor e kryeqendër e Katër -Grykëve e përfaqësuar denjësisht dhe historikisht nga Lela dhe Gazihani në 9 Malet e Dibrës. Prita e Qafë Murrës, 1844. Në betejën e Gjoricës në vitin 1844 Pashai turk Hajredin Pasha i kërkoi ndihmë pashait të Matit, Haxhi Pashë Sakatit, i cili deshi t’a ndihmonte. Ai kërkoi rrugë për të kaluar në Katër Grykët dhe për të dalë në Grykë të Vogël e në Gjoricë.Malësorët e Katër Grykëve, Qafë Murrës, Selishtës, Lukanit dhe Kacnisë jo vetëm nuk i dhanë rrugë por e pritën me luftë të armatosur. Ata të drejtuar nga Hoxhë Bushi rrëmbyen hutat dhe i shpallën luftë. Pashai i Matit vendosi topin në Valej të Lukanit dhe fillojë të godasë Selishtën. Në këtë luftë mbeti i vrarë trimi Bajram Manuka. Kalaja e Stelushit dhe Guri i Valit u bënë istikame të pakalueshme. Kënga popullore thotë: “Pashë Sakati, shpatullca’ /I con Selishtës nji rixha:/“Due udhë për në Kala /Kjo rixhaja nuk ju shkue/Krajsën hutat tuj luftue/Çaj Hoxhë Bushi, nat’ Gjur’ Vali/Po vikat si harushë mali/ N’ Katër Grykët si hec kujt kali/Besa udhë nuk jam tu lshue/Për pa u shkret me cullë e grue/Kjo Selishta, gur-kala’/ Po lufton burra e gra/Bajram Manuka paska ra Selishta në vitin 1877 pëplaset me ushtrinë osmane. Në vitin 1877 Llan Kaziu (i vjetri) niset nga Selishta për në qytetin e Shehrit të Dibrës. Në katundin Sollokic ndeshet me ushtarët turq. Ata që e panë të armatosur I kërkuan ta carmatosnin dhe të dorzohej, por ai nuk pranoi. Më përpjekje me ta Llani vritet. Pas tre muajsh turqit kërkojnë leje për të kaluar në Mat. Gryka e Vogël e lejoi, por nuk lajmëroi Selishtën, nëpër të cilën turqit ishin të detyruar që të kalonin. Selishtasit që e kishin të freskët vrasjen e Llanit nga turqit vendosën që të hakmerren dhe bënë pushkë. Terreni që e njihnin pëllëmbë për pëllëmbë i favorizonte shumë. U vranë shumë ushtarë turq dhe shumë të tjerë u zunë robër. “Kur vikati Deli Llani/Sollokici medet bani N’Stamboll ka vajtun zani/Pushkën gjallë teslim s’e bani” (H.Ndreu) Hoxhë Bodini (Sefer Bodini), Selishtë, Dibër, (1862-1913), rilindas dhe klerik atdhetar që dha jetën për atdhe, hero me përmasa kombëtare Fisi Bodini në Selishtë dhe dega e tij në Mat e ka fillesën që në kohën e Skënderbeut, banorë dhe luftëtarë në Kalanë e Stelushit. Në regjistrin turk të vitit 1467 gjëndet emri i Gjergj Budinit, i përjashtuar nga taksat për shërbimet e tij ndaj kalasë. (Mëhill Elezi, “Kalaja e Stelushit) Në prag të Lidhjes së Prizrenit, krahina e Dibrës, e cila ishte ndër të parat që rrezikohej të coptohej nga forcat shoviniste ballkanike,u bë një vatër e fuqishme e lëvizjes. Në këtë front lëvizjeje u vu dhe atdhetari Sefer Bodini, i cili qe bashkëkohës dhe mik me Seit Najdenin, Dervish Himën, Jashar Erebarën e Mulla Bajramin (Bajram Bucin) e Lukanit. Hoxhë Bodini duke patur lidhje të ngushta me shumë veprimtarë të shquar të kohës, dha një kontribut të madh edhe për shkollën dhe gjuhën shqipe. Në prag të Kongresit të Manastirit 1908 Sefer Bodinit,(Hoxhës), i dhuroi një libër Abetare, Hoxhë Voka (Sahid Najdeni), të cilën e solli në Selishtë. (Gazeta “Drita Islame, Nr 17, gusht 1992) Në këtë periudhë ai ngriti në shtëpinë e tij shkollën (Mejtepin), ku filloi t’ju mësojë disa djemve të rinj në atë kohë shkrim e këndim. Mejtepi ose shtëpia shkollë e Hoxhës ishte mbi rrugën automobilistike,(poshtë kompleksit tregtar të sotëm në Selishtë). Ajo shërbeu në atë kohë edhe si vend i mbledhjeve dhe propagandes patriotike, si vend rekrutimi të luftetarëve të lirise në mbështetje të thirrjeve të luftës për liri,por dhe i pergatitjes për të pritur pleqtë, gratë dhe fëmijët e fshatrave përreth,sidomos në anën lindore të Selishtës, kur ishin nën veprimet gjakatare të shovinisteve sllavë gjatë luftrave ballkanike e me gjërë. Në vitin 1913 , pas luftës së Grykës së Vogël, në janar 1913, ku serbët u tërhoqën, në hakmarrje dogjën fshatrat e kësaj zone dhe qindra shtëpi, në shtëpinë e Hoxhë Bodinit në Selishtë është strehuar familja e Shaban Camit nga Golevishti (Viçishti), një familje e madhe me shumë kurorë, me shumë gra e fëmijë. Hoxha i priti me dashuri dhe bujari, por këtu nuk kishte kushte për një grua lehonë sepse hynin e dilnin shumë njerëz dhe ishte frika e ndonjë spiunimi, prandaj i përcolli për te Ali Dervishi në Lukan. (Uke A. Cami, kujtime, “Shpirti ynë liridashës”, 2007) Në luftën e Malsisë në janar 1913 ishin të shumtë luftëtarët nga Katër Grykët. Në këtë luftë dha jetën edhe kushëriri i Seferit, Sali Bodini. Në kryengritjen e shtatorit 1913, Seferi, Hoxhë Bodini, se bashku me Hoxhë Bucin organizuan malesoret në nje beteje te pergjakshme në Petrinë, Ohër e Strugë duke e mundur e perzene armikun deri ne Petrino te Maqedonisë.. Ne mesymjen e dyte, kunder forcave sllave ai vritet ne ballë të luftës. Bashkë me të vritet Imer Margjoka dhe Hoxhë Buci së bashku me të birin Mustafën. Plagosen për vdekje Avdi Dervishi dhe Shaban Xhafer Dervishi. Në front ndodhej edhe vëllai i Seferit, Haxhiu, por e kishte të pamundur ti afrohej. Në odat e Dibrës dhe të Katër Grykëve këndohej kanga e Hoxhë Bodinit: ” …Dhe kur thirri Hoxhë Bodini, U drodh fusha, ushtoi Drini…” Hoxhë Sefer Bodini renditet në 100 personalitetet shqiptare të kulturës islame (shek XIX-XX ), faqe 217-218 e enciklopedisë, botim me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Hoxhë Bajram Buci (Mullà Bajrami), 1840 – 1913, teologu, luftëtari, pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit dhe dëshmor i atdheut Hoxhë Buci (Mullà Bajrami), teolog, ideolog, luftëtar dhe martir i Rilindjes sonë kombëtare, një figurë sa krahinore, aq edhe kombëtare, njeri i mësimit të shtatë gjuhëve të huaja, që njohuritë e tij dhe mësimet morale i vuri në zbatim si luftëtar e trim, duke dhënë edhe jetën në luftë kundër serbo-maqedonasve më 1913, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga gllabërimi shovinist.Ai radhitet për krah personaliteteve madhore si Abdyl Frashëri (shok i tij), Elez Isufi, Iliaz Pashë Dibra (sekretar i tij), Vehbi Dibrës, Ismail Qemalit dhe Dom Nikollë Kaçorrit etj., duke sjellë në fushën e Rilindjes sonë kombëtare një shëmbëlltyrë të shkëlqyer. Babai i tij, Daliu, u vra në Tuz kundër pushtuesit malazes, ndërsa i biri i Hoxhës (Mustafai) u vra bashkë me të atin në Petrinë, në mbrojtje të trojeve shqiptare. Jo vetëm mori pjesë në Lidhjen e Shqiptare të Prizrenit , por tetë ditë pas mbledhjes ai firmos në Urdhëresën e Lidhjes për organizimin e administaratës dhe të ushtrisë shqiptare të LSHP. Dhe nga ky cast e deri sa egzistoi kjo lidhje Hoxha ishte sekretar i Ilasj Pashë Dibrës.Në shkurt të vitit 1881 në Kuvendin e Dibrës, Abdyl Frashëri udhëton drejt Selishtës. Bujti te Has Bajrami në Kacni dhe më pas Hoxhë Buci dhe trimat e tij e shoqëruan për në Mat e Tiranë.(sipas kujtimeve në dorëshkrim të B.Totrakut) Pas lidhjes së Pejës në janar 1989, në shkurt të vitit 1989 mblidhjet Kuvendi i Dibrës, ku Selim Rusi mori drejtimin e qeverisjes së Dibrës. Midis delegatëve ishte edhe Bajram Buci.Në shtator 1913, Hoxhë Buci do tu printe katërgrykasve në luftë kundër serbve. Në Petrinë, ra dëshmor Hoxhë Buci dhe i biri Mustafa si dhe shumë katërgrykas e dibranë, për mbrojtjen e trojeve amtare në Strugë e Resnje, në Jamë e Vllajnicë. Jashar Lela, Selishtë, kryeplak i vegjëlisë Patriotizmi i tyre daton që nga Isuf Lela, stërgjyshi i Jasharit që ka marrë pjesë në luftën e Hotit dhe Grudës në vitet 1878-1879. Kanga thotë:”Isuf Lela me openga/ kalasë së Shkodrës i hyni mrena. Gjyshi i Jasharit, Hysen Lela, ka qenë përfaqësues i Selishtës në mbledhjet e Nandë maleve si në Gjoricë dhe në vende të tjera ku janë bërë këto kuvende. Babai i Jasharit Dalip Lela ka qenë kryeplak me emër i Selishtës, që shquhej për ndihmën e familjeve në nevojë, për mbrojtjen e tyre nga taksat e pushtuesve, punës angari dhe mosdërgimin e djemve ushtarë në tokë të largët. Dalip Lela ka marrë pjesë në shumë beteja që nga koha e osmanëve deri në mbarim të Luftës së parë Botërore. Dalipi i shkon në ndihmë Isuf Murrës së rrethuar nga turqit në Qenok ashtu sikurse thotë edhe kanga:”Dalip Lela, mor’ ku je ?/Qëndrro Murrë se ktu jam/shtatë a tetë i kam vram. U zgjodh nga populli kryeplak i fshatit dhe shquhej për drejtimin e fshatit larg ngatërresave dhe larg luftërave duke dhënë kontributin e tij për komunitetin. Në vitin 1936 hapi shkollën e parë në Selishtë. Llan Destani (Ndregjoni), Lukan, Katër Grykët ,Luftëtar dhe komandant në Luftës së Shkodrës, Anëtar i shtabit të luftës së Dibrës, gusht 1920 Ndër luftërat jashtë zonës së Katër-Grykëve atë e gjen të përfshirë në atë të Kakarriqit të Lezhës kundër forcave malazeze dhe në atë të fshatit Topojan të zonës së kundër forcave serbe. Ai u shqua dhe në luftën e zhvilluar në Kodër Myrkë të Muhurrit, ku së bashku me Dine Hoxhën, Hasan Menën etj. u vunë në krye të 400-500 forcave luftëtare dibrane kundër pushtuesve serb. Krahas luftërave jashtë zonës, ai, përmendet në pranverë të vitit 1919, kur organizoi pritën kundër forcave të ushtrisë serbe në majë të Shullanit të lagjes Shtek të fshatit Murrë (majë Bugës). Në fund të muajit tetor të vitit 1921, ai, organizoi pritën po kundër forcave serbo-sllave, në krye të fshatit Lukan, ku dhe u plagos në këto përpjekje.Llan Destan Ndregjoni, së bashku me Dine Hoxhën, qenë iniciuesit kryesor që ngritën në këmbë të gjithë luftëtarët e fshatrave të Katër-Grykëve, të cilët, pasi shkatërruan garnizonin austriak të vendosur në Qafë-Murrë i përzunë ato për në fshatin Lis të Matit e nga këtu u larguan përfundimisht nga Shqipëria. Shaban Xhafer Dervishi i Katër Grykëve të Dibrës, plagosur dy herë në luftimet kundër serbve Dhimbje më të madhe ndjeu Shaban Dervishi kur në krah të tij edhe xhaxha Avdi Dervishi mori katër plagë dhe nuk e ndihmonte dot. Ishte i ri dhe nuk e kishte kuptuar se edhe vetë ishte plagosur dhe kishte marrë dy plumba. Menjëherë kumboi zëri i luftëtarëve “a besa-bes” mbi dushmanin. Zoti qoftë me ne, o trimat e Katërgykëve!” – thirri Hoxhë Buci, afër të cilit qëndronte i biri me pushkën në sy. Dëshmorë dhe luftëtarë të Katër Grykëve Dibër 1844-1921 Sefer Jashar Bodini(Hoxhë Bodini) Selishtë, vrarë në Petrinë në 1913, Dëshmor i Kombit.Sali Kurt Bodini, Selishtë, 1863-1913, rënë në Qafë Murriz, Bllacë Hoxhë Buci (Bajram Dali Buci, Lukan – vrarë në Petrinë kundër serbo-malazezëve, Dëshmor i Kombit; Mustafa Bajram Buci, Lukan – vrarë në Petrinë kundër serbo-malazezëve – djali i ideologut Hoxhë Buci – Dëshmor i Kombit; Selman Sul Dervishi, vrarë në Kakariq në 1913 kundër malazezëve, Dëshmor i Kombit, Ismail Nika, flamurtar luftërash, vrarë në 1912 në luftën kundër malazezëve; Imer Shaban Margjoka, vrarë në 1913 në Petrinë kundër serbëve dhe grekëve; Zeqir Ndreka, vrarë në 1912 kundër ushtrisë serbo-malazeze; Ahmet Ali Koka, Selishtë, 1830-1861, rënë kundër turqve Dervish Bajram Manuka, 1825-1859, rënë kundër turqve Liman Nel Nelhani, Kacni, 1829-1859, rënë kundër turqve Vejshe Bajram Manuka, rënë në vitin 1878, në Nish Baftjar Xhafer Meta, Lukan, 1852-1913, rënë në Petrinë Hazis Kurt Lasku, Selishtë, 1870-1913, rënë në Bllacë Isuf Kurt Buci, Lukan, 1887-1913, rënë në Shkodër Mehmet Shaban Totraku, Lukan, 1873-1913, rënë në Shkodër Luftëtarë të plagosur që vdiqën nga plagët: Avdi Dervishi, luftëtar i tre luftërave, plagosur katër herë në luftën e Petrinës kundër hordhive serbo-maqedone, ; Mehmet Sula – luftëtar i madh, vrarë kundër malazezëve në Shkodër; Liman Balla – mori shtatë plagë në Bërdicë në 1912 dhe vdiq në këmbë, Dëshmor i Kombit; Ibrahim Ahmeti – luftëtar i madh. Plagosur kundër malazezëve në 1912; Lam Tahir Bruçi – patriot i shquar, luftëtar në katër luftëra, pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës. Plagosur dy herë; Shaban Xhaferr Dervishi, plagosur dy herë kundër serbo-malazezëve; Hasan Kalia – patriot, plagosur në Petrinë kundër serbo-malazezëve; Në Luftën për mbrojtjen e Shkodrës kanë rënë dëshmorë 114 dibranë midis tyre edhe Smajl Nika e Halil Daçi nga Qafë Murra. Populli u këndon: Smajl Nika nji trajm falkue/Katër Grykët s’i la me u rrëzue/Dhe dy bajraqe i ka shpëtue/Halil Daçi ka thanë nji fjalë:/Prej kalasë nuk dal i gjallë. Smajli shpëtoi përveç flamurit (Bajrakut) të Katër Grykëve edhe Bajrakun e Lurës dhe të Matit. Bajrakun e Lurës e solli në Lurë Sulë Buci. (Faik Bruçi, “Lukani i Dibrës” faqe 38-39) Kontributi i katërgrykasve gjatë Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare Sipas Muzeut Historik të Dibrës në zonën e Selishtës dhe të Katër Grykëve ka vepruar Ceta Nacionaliste e Taf Kaziut, cetë, e cila ka mbrojtur tërësinë territoriale të krahinës. Me fillimin e lëvizjes nacionalçlirimtare, edhe zona e Selishtës u mobilizua, kryesisht me ndikimin e Haxhi Lleshit, i cili kishte mbi 4 muaj në vitin 1941, që qëndronte familjarisht i strehuar në shtëpinë e Hysen Metës,.Këshill Nacional Clirimtar në Selishtë ka qenë Mersim Skarra. Bërthama e cetës së Dibrës dhe grupi që mbronte Haxhi Lleshin ka qenë përbërë nga pesë vetë, Ali Pepa, Rrahman Dervishi, Bajram Buci nga Lukani, Sulë Muca nga Selishta dhe Musa Lala nga Strikcani. Nga Selishta u bashkuan vullnetarisht me LANC Hasan Rrahman Delishi, Ibrahim Hysen Loca, Maliq Isuf Xheka, Iljaz Mehmet Fera, Hasan Tahir Lasku, Osman Hasan Meta, Hysni Hazis Bardhi, Hajredin Destan Lasku, Ramë Liman Lasku, Hazis Isuf Lasku, Sadik Sefer Manuka, Taf Jashar Hani, Hazis Ibrahim Hida, Rexhep Rrahman Hasa, Abas Cani, Liman Lela, Ismail Xheka, Selman Loca, Ali Manuka, Abas Muça, Sahit Cemenja, Shaban Cani, Selim Manuka. Selishta dhe Katër Grykët i dhanë Atdheut shumë dëshmorë. Dëshmori nga Elbasani Kadri Abdihoxha ka qenë mësues në Qafë Murrë në periudhën 1941-1942, shkollë verore. Sali Ndreka , efektiv i Br 18 rënë dëshmor në Surroj të Kukësit në tetor 1944. Mehmet Laska nga Selishta, efektiv i Br 4, rënë dëshmor në nëntor 1944 për clirimin e Tiranës, Hazis Pasha nga Qaf Murra, efektiv i Br 7, rënë dëshmor në Vishegrad më 5 shkurt 1945, Tahir Losha nga Kacnia rënë në vitin 1948 dhe shumë të tjerë. I urojmë autorit Tahir Meta për libra të tjerë dhe mbi të gjitha për shëndet e mbarësi.