Selman Mëziu:Shungullime malli dhe dritë hijet e kohës


Selman Mëziu:Shungullime malli dhe dritë hijet e kohës
’Shtetin me krye apo me shpatë ta godas,,

          Ecja i menduar, pasi zbrita nga autobuzi urban. Koka më shungullonte. Tortuaret ishin me gurë të skalitur. Kujtesa më çoi atje, te vendlidja. Te ato blloqe mermeri që skaliteshin nga muhuraku, brezhdanasi Luznaku, Çidhnaku deri te Bellovasi dikur patate prodhues. Ato nuk janë ma. Edhe une veç lëshoi kamerat e kujtesës. Miniera më shfaqet si një përbindësh prehistorike e zgavëruar nga tretia, kalbëzimi.  Nuk do të kaloi shumë kohë dhe uji, bashkë me llumin, baltën e kuqe do t’a mbulojn. Po, kuota 442 m ashtë vendosur në projekt. E shkruar e zezë mbi të bardhë.  Projekti asht gadi. Dibranët në gjum, ose të çarë në një mijë ashkëla. Unë tani jam te sheshi Republika në Firence, Itali. Posht një dere me hark gjigand. Mijë vjeçarët, veç e zbukurojn. Unë shqiptari i vogël e vështroi çuditshëm.
        Ah, po, ulem në tavolinë me dy djelmosha ndër kohë, përqafoi fort Hakiun. Ky mysafir më ftoi mua për një kafe. Nuk e di pse i dua e admiroi pa kufi këto njerëz me emrin Haki. Ndoshta ndonjë emruesi i përbashkët. Ndoshta fuqia atomoke e disa elementëve të Mendjelevit. Ndoshta ngarkesa pozitive e elektroneve. Ndoshta shpirti dhe zemra e ndjejn thellë dashurinë për dijen….. Karriket, tavolina, kafeja e trupi im që dridhet pak sa.  Ndoshta emocionet. Ndoshta buzëqeshja lule zonje e Përnezhës. Ndoshta fjalët e tija të  ngrohta, mbushur me nektar përkujdeseje, çiltërsie, dashurie të sinçert. Ndoshta uje kthjellti Drini i Zi që i lirshëm udhëton na bashkon. Po, tani, se më vonë vargonjt do t’ia hedhin. Mjerisht.  Fatkeqësisht. Dikush nuk arrin t’a kuptoi. Dikush pëlqen strukjen. Një tjetër kërkon të shtërngoi fort lavdinë apo karriken.  Të tjerë kanë mbetur si pula të trullosura. Dikush…..
                 I qeshur pranë meje Hakiu, historian. Projektet e tija. Piketat e studimeve historike. Shpurpurosën mendime autorësh shqiptar e të huaj. Mirëpor kërkon atje te trualli i ngjarjes të gjej fijet lidhëse. Toponime, kujtime, legjenda, rite, zakone. E kërkon epokat t’i lidh me mjeshtëri, këmbenguljesh në fakte. Une dëgjoi i emocionuar nga gëzimi, nga malli që më merr për vend ndodhjet e Kishave të Shenjtores Mari, të Gjergjit, Salvadorit (Shpëtimit), Dimitreos, Vasilit, Shën’tat. Balli me ndriçon nga lumturia që më zbut dhimbjet e trupit. Më shërojn emra të tillë. Më mikeloin kujtimet e vegjëlisë. Më rritin besimin për t’i materializuar në letër edhe unë diçka për krahinën e Muhurit ku shkulmon historia.
                Por një mizë e jeshilt, siç e përsëriste babai kur ndiente rrezik, po i sillet akolles (rreth e rrotul). Diga. Skavica.  Fundosja në ujë. Po, pse? Për prodhim energjie sigurisht. Që të shpëtoi fshatrat e Shkodrës. Edhe kjo e shkruar në projkt. Po dheun tim kanë ato. Po në mijë vjeçarët ma mori uji nga kodrat e Shumbati,  nga Draj Reçi, nga Hoteshi, Ushtelenxa, Zimuri, Gjorica e Poshtëme e kështu ne pafundësi. Ne i mbrojtëm nga serbi e turku e derdhëm gjak. Po ne duhet të vdesim të zhdukemi që të shpëtojn  ata. Ah qeveri mushkonjash! Ah kohë e hakmarrjes mizore! Tani nuk ju duhem ma. Varroseni ka mbetur shterp, Dibra, thonë ato,  qeveria e bandillave bark dhjamosur. E lotët më bien në pllakat e gurit, te sheshi Republika. Nuk bien e të treten mbi tokën time.  Jo, se ashu deshën ato që pregatitën varrosjen time. Po edhe të varreve. Edhe te shpellës Zgjorgj ku u gjet sopata prej guri e eshtrat e një gruaje mijëra vjeçare.  Po, u ba kurban edhe ajo. Edhe mua e qindra mijëra buze drinasve po na bëjnë e na kanë bërë kurban. Po eshtrat e mia ku do gjinden??
    Eh dibranët e mi! Eh Haki kërkimtari,i pa lodhuri i etnokulturës, traditave e historisë dibrane! Kemi ramun në hekurat qark të kohës. Disa tallen. Disa qeshin me ne. Disa kanë zgjedhur mjerimin e një populli e mbi këtë kanë ngritur lumturinë e vetë.  Të bëjmë çështë e mundur për veten tonë, që të rifitojm buzëqeshjen. Për brezat e ardhshëm që të ngren ngrehinën e jetës. E lumit Drini i Zi të mos e zhdukim, burgosim, tradhëtojm.
    Ndahemi me mikun tim dhe të Firences, Hakiun.  Korrëm mendimet e njëri tjetrit. Kënaqsia na lehtësoi. Fytyra e shpirti na buzëqeshi.  Mallimi u shua. Por jo i gjithi.  Të sotmen t’a jetojm, të ardhmen t’a ëndërrojm.  Të përpiqemi të projektojm atë. Mirë u pafshim herë tjetër, këtu ku kam trupin ose atje ku më kanë mbetur rrënjët.

I Syrgjinosuri S. Mëziu

Haki Selman