Serbia nëpër kohë bëri referate, elaborate dhe memorandume ogurëzie mbi shqiptarët!… Nga Sami ARIFI


Shkruar nga Sami ARIFI

Serbia nëpër kohë bëri referate, elaborate dhe memorandume ogurëzie mbi shqiptarët!…

Në mesin e shumë të përmendurëve janë edhe dy emra mjaft të rëndësishëm për shkrimet dhe angazhimet e tyre antishqiptare, Ivo Andriqi dhe Vasa Qubrilloviqi, i pari laureat i çmimit Nobel për letërsi e diplomaci, ndërsa i dyti zyrtar i lartë i organeve shtetërore të para dhe pas Luftës së Dytë Botërore të shtetit serbo-jugosllav…

Referati dhe plani ogurëzi i Vasa Qubrilloviqit për „Shpërnguljen e Arnautëve“ si dhe për të aqshtquajturën „Pakicat në Jugosllavinën e re“ dhe Elaborati i Ivo Andriqit „Për Shqipërinë“ shprehin hapur udhëzimet për zhdukjen dhe shfarosjen e shqiptarëve përmes mekanizmave shtetërore të shtetit gjenocidial serb…

Ivo Andriqi ishte Kryeshef i seksionit politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë.

Në vend që ata (Andriqi dhe Qubrilloviqi) të ashtquajtur „intelektual“ të shprehin përmes pendimit veprën kriminale që bëri Serbia ndaj shqiptarëve, ata ishin vetë projektuesit e këtyre veprave kriminale mbi shqiptarët…

Shteti serb ka kryer veprime kriminale mbi popullin shqiptar, ku, urdhënësit ishin qeveri, ministri ushtri dhe polici si dhe ekzekutorët të nxitur nga organet zyrtare të shtetit serb i kryen urdhërat duke bërë krime të papara ndaj shqiptarëve… në Toplicë, Nish, Pirot e në shumë qytete tjera të banuara me shqiptarë gjatë viteve 1876, 1877 dhe 1878.

Gjithashtu edhe gjatë viteve 1912, 1918, 1925 u bë gjenocid dhe krime të papara mbi shqiptarët në tërë territoret shqiptare përmes projekteve në formën zyrtare të dokumentuara si referate e elaborateve antishqiptare, ku këta pseudointelektual lartësoheshin në pjedestal të nderit „kinse“ për patriotizmin serb, ku, veprimet ogurëzeza përmes këtyre dy emrave Ivo Andriqit dhe Vasa Qubrilloviqit e shumë viqve të tjerë që ishin ideator për të bërat e Serbisë, ata njëherit ishin edhe urdhënësit në qeveri, ministri, ushtri dhe polici si dhe nxitësit me urdhëra të ekzekutorëve që i kryen urdhërat duke bërë krime të papara ndaj shqiptarëve…

Serbia e tanishme edhe sot fare nuk ka ndërruar nga e kaluara e sajqë, ajo ishte si shtet gjenocidial nëpër kohë, ajo ishte dhe mbeti po ajo Serbi me qëllime kriminale që bëri në të kaluarën kundër popujve të tjerë, e në veçanti kundër shqiptarëve…

About Post Author