Serenatë…Pranvera Drita Gjoni


Pranvera Drita Gjoni

Pranvera Drita Gjoni

Shtegton dimni

shpirtit të zjarrit,

e flokët e flakëve

belbëzojnë hymnet e burrit

rrudhun pritjes…

Skajeve të buzëve,

malli rrjedh heshtjes!

Ndrydhun në natë,

vetëdija shndërrohet

në gulçime epike,

e pragu i pakapshmes

alternohet me aritminë e erës…

Në dje andrrat,

shkruan plotninë e unit…!

Dimnit avulli bulëzon

dridhjet e fshehuna

nàn lëkurën e puthjes,

e mekjet zanore

mbyten fundit të prekjes…

Hiret janë replika,

që s’ngopen me sy…!

Foto e fjala:- Pranvera Drita GJONI