A mund të jem me ty, vallë?…
Ti bën pjesë në ushtrinë e të pandershmëve,
E ke blerë nderin fshehtësisht…
Dua të mbetem kështu,
Sa të jem gjallë,
mes të thjeshtëve.
Ta pi kafenë pa bisht.
A mund të blihet nderi, vallë?…
Do të vuaj’ ky qytet nga të ndershmit si ti,
Po derisa të tillë i ka shpallë,
le t’i varë në qafë si stoli.
Mjaft më!
Nderi duket në ballë,
jo në kafenë me bisht.
Po ta them këtë seriozisht.
*Atij që blen dhe shet tituj nderi.
