Sërish…Rubjana Nika

Sërish…

Sërish erdhe dhunshëm

gllabërove një jetë,

pikëpyetja rreh si çekan,

rradhën kush do ta ketë?!

Sërish mbolle dhimbje,

siç mbolle çdo herë,

lulet e 8 Marsit,

më s’po paskan erë.

Sërish mbolle zi,

shpirtra dhimbjeçjerrë,

Marsi kaq i trishtë,

s’po sillka pranverë.

Sërish vaje e lot,

syve boshësi,

hija jote e frikshme,

s’paska dhimbsuri.

Sërish e pranishme,

ndan gjakun nga gjaku,

vajza kërkon nënën,

nuk e sheh te pragu.

Sërish kaq pranë nesh,

kërkon nënën djali,

janë shumë të rinj,

loti djeg si zjarri.

Sërish merr rini,

ç’e do pleqërinë,

me gjakun e ri,

fiton përjetësinë.

Sërish e sërish,

s’po na mbyllen plagë,

lotët nuk po teren,

sytë ende vlagë.

Sërish e sërish,

po kur do mbarojë,

të na vish me rradhë,

loti të shterrojë?