
ARNIME
Arnohet një mur shtëpie i rrënuar,
Një veshje e grisur në garderobën e vjetër,
Një qiell vjeshte me trokitje dimri.
Arnohet trupi me operacione plastike,
Shpresat e vobekta me lajme të rreme.
Arnohen edhe vendime gjykate supreme.
Arna-arna…, jeta…!