Seti  Pezaku Vladi :Fustani i nusërisë sime


Seti  Pezaku Vladi

E ku s’e kërkova
fustanin e nusërisë sime!
Nëpër këngët e valëve pulëbardha,
në garderoba perëndeshash
qëndisur me yje qielli,
në lirikat e Petrarkës,
në tingujt e Shtrausit,
në ngjyrat e Botiçelit…
E gjeta
në epikën e legjendave zgjatim
të rrënjëve të ashtit tim.


About Post Author