Seti Pezaku Vladi-GJETHJA


Seti Pezaku Vladi

  · 

GJETHJA

( Sonèt )

Gjethe hënëz vjeshte kapur me dhëmbë ere,

hedhur maja kreshte flakur pragje dere.

Dega ku sythove tretet në vetmi,

thahet bëhet dimër, borë dhe veri.

Gjethe hënëze moj, nga po të nget era,

vorbull sofrës qiell hedhur dherash tjera.

Akullnajash ike viseve paditur

si pëllëmbë dore u ngrite e mërzitur.

Ku të zuri nata, dita ku të zbardhi,

nëpër shtrete krojesh, nëpër shpate zalli.

Gjethe hënëz nuse e veshur në flori

humbe mjegullnajash me erën pa kufi.

Fati yt cigane acari sytë t’i lante,

në karvane shirash era buzët thante.

Nata egërsuar të mori nëpër re

harrove përqafimin, degës nuk ia dhe!

Ike fluturove visesh larg paditur,

syri yt lotuar, mbete e nemitur.

@seti pezaku vladi

About Post Author