Seti Pezaku Vladi-Gjurma e fjalës


Seti Pezaku Vladi

  ·   · 

GJURMA E FJALËS

Tinëzisht furtunat vijnë e kafshojnë,

hijet e pemëve

vajtojnë drurët e rrëzuar,

shkunden ëndrrat e pranverës,

shkunden zjarret e vjeshtës,

ujërat

gërryejnë malin në sup të fushës,

fusha

mbledh lotin e kallzave të grurit,

lumenjtë

egërsohen e hanë brigjet,

dhembja

mbi tallaze bie në detin e harresës…

Të nesërmen

përsëri qiell e diell,

vala puth bregun,

nata përkund gjumin.

Vetëm

gjurma e fjalës së rëndë

hedhur pa kërpesh

rri zgjuar,

mbetet

gjëmim bubullime.

@seti pezaku vladi

About Post Author