Seti Pezaku Vladi-I DUA VARGJET…


Seti Pezaku Vladi

  · 

I DUA VARGJET…

I dua t’i kem vargjet me skela të larta,

me sirena zhvillimi, fabrikash e arash,

thellësi galerishë me pasuri të arta,

starte vrapimi nëpër korsi garash.

Dua t’i kem vargjet shina hekurudhash,

argjinatura lumenjsh, betone në stuhi,

ngarkuar le të jenë me erë gruri fushash

dhe bluza të bardha nga jugu në veri.

I dua vargjet të kenë erë thjeshtësie,

të mbjellin e të korrin gjelbërime në qytet

dhe bukë e kripë të jenë me zemër shqiptarie,

të ulen në një sofër e të bëjnë shtet.

@seti pezaku vladi

Mund të jetë një imazh i 1 person

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 83

22

1 koment

Pëlqej

Komento

Ndaj

About Post Author