Seti Pezaku Vladi-Kujtim i asaj vere


Seti Pezaku Vladi

  ·   · 

KUJTIM I ASAJ VERE

Hapa kanatin e kujtimit që ëmël trokiti

Nga resorti veror i hënëzuar,

Tri pulëbardha erdhën e më morën

prehrin e oazit blerim pushuam.

U bashkova me tingujt e asaj frymëmarrje,

Me fëshfërimat e pishave ku flente nata,

Me këngën e valës në buzët e brigjeve,

Me bardhësinë e moshës që prushnajë digjej.

Vallzonin tingujt me vesën e mbrëmjeve

Mbi kupolat jeshile filmonin yjet,

Ditëve diellit bronxin i merrnim

Kopsht me trëndafila çelnim brigjeve.

Si dallga që bregun çdo ditë e kafshon

U tret dhe ky peizazh në egërsi dallgësh,

Erashkën e gjelbërimit erërat e grisën,

Aromën e pishave katallanët e pinë.

@seti pezaku vladi

About Post Author