Seti Pezaku Vladi -Lapidar


LAPIDAR

Mbrëmja u mbulua me krisma batarésh’
Rrethuar me psherëtimat e hënës,
Nga kreshtat të zbritën supet e maleve
Me orteqe elegjishë e lotët e nënës.

Me këngën e maliherit hedhur mbi supe,
Me shqipen e gdhendur në gjoksin zjarr,
Të dyja së bashku me ty përqafuar
Dhe terrin e natës do ndrisësh në varr.

Lapidar të larë me vesë ujëvarash
Të ktheu atdheu në simbol trimërie,
Si lisi vigan mes flakësh e zjarresh
Mbi shkëmbin meteor promete lirie.

Logu i thau krojet e lotëve,
Pranvera të priti me kurora në duar,
Sa herë mëngjeset tek porta trokasin
Del e të puth nëna nga lotët verbuar.

Kur dielli shkrep mbi maja malesh
Mbi ballin tënd flamur ai bien,
Për dore të merr me rrezet ngarkuar
Fushave grunore lulëkuqe të kthen.

About Post Author