Seti Pezaku Vladi-MORALI


Seti Pezaku Vladi

MORALI

Çdo ditë tjerr
Lëmshin e durimit shkallëthyer,
Lumin e pulsimeve të ankthit që troket
Për të takuar moralin.
Asnjë regëtimë e aromës së tij.
Rrudhosen,
Ngurosen,
Sy ujku bëhen
Kur fytyrën u filmon morali.
E plagosën
Këtë arterie të gjakut tonë në vena,
I mbyllën derën,
E shpallën non grada,
E përzunë.
Lulëzon
Rrokopuja e “lirisë”,
Ul kokën morali.
Kamja
Gradohet gjeneral
Dhe varrin e bën pa moral.
Shpërdredh lëmshin e durimit,
Ngrej zërin skelave të qiellit,
Skelave të ndërgjegjes,
Zbraz llavën e gjoksit që djeg.
Lutem,
Të çelë zambaku i bardhë,
Morali diell me një qiell këngësh,
Të ndriçojë mendjet,
Të zbukurojë shpirtin.

@seti pezaku vladi

About Post Author