Seti Pezaku Vladi-Në krahë pulëbardhe


Seti Pezaku Vladi

NË KRAHË PULËBARDHE

Mbushur me fletë malli albumi i kujtesës
Në pranverën e moshës kur çel petale,
Me ngjyra ylberi që sytë i ndez rubin
Me diell ëndrrash që shkrep mbi male.

Shikoj si loz nëpër blana bore,
Vrapon me erën si kënga e një zane,
Në krah’ pulëbardhe kthehet valë deti,
Bëhet astronome, ndizet dritë hëne.

Me një glob ëndrrash vrapon ngarkuar
Mbjellur nëpër fletë mbetur të palidhura,
Të lagura nën shi, rrugëve të tretura,
Vaje pa zë gardelinash të mbyllura.

Ëndrra sylulesh mbetur nëpër duna
Të puthura tinëzisht kanunesh të nxira,
Mbetën dallëndyshe me krah’ të lidhura,
Hije statujash në mermer të ngrira.

@seti pezaku vladi 

About Post Author