Seti Pezaku Vladi-Nëse


Seti Pezaku Vladi

NËSE

Nëse, bijtë e mi,
uria syrin ju jeshilon,
refreni i ditëve skamjen bluan,
dijeni se,
vera-dimër më bëhet,
fjalët krua loti,
dal fushës e diellin korr,
ngarkuar me kazëza gruri
dhe me varkën e dhembjes
fishkëllimë shigjete tek ju vij.

Nëse,
acari trupin ju ngrin
e lulet e stinës suaj thanë,
dijeni se,
perëndive zjarrin do tua marr,
në terrin e Homerit do udhëtoj,
gjakun e qelizës sime të ngroh
si rreze pranverash
kur farfurijnë agimet.

Nëse,
ashkël britme syrit ju bie,
ndonjë fosile bishtgjatësh
dhëmbët skërmit,
dijeni se,
rrokullimë orteku bëhem,
dallgë me stërkala,
Dorën e ngritur do t’i pres
si Mara Mokra
në eposin antifashist.

About Post Author