Seti Pezaku Vladi-NIMFË DETI


Seti Pezaku Vladi

NIMFË DETI

Nimfë deti
i thonë,
lyer me ngjyrën e rrezes,
rritur në krahët e detit
si tingulli në gji të këngës.

Me mozaikë ngjyrash shkruar,
furtunë pranvere,
gonxhet çelin për ta parë.

Syrin akuamarin
detit ia mori,
rrelet e derdhura
zgjatim i valës,
vetullat
harku i hënës,
krenaria
syth i çelur i rrënjës.

Aliazh rrezesh dhe ujërash
dalë në breg,
nimfë deti.

@seti pezaku vladi 

About Post Author