Seti Pezaku Vladi-POETI I TOKËS


Seti Pezaku Vladi

  ·   · 

📕Për legjendën Dritëro, Poetin e tokës shqiptare, vetëm ditëlindje do të ketë.📚

(13 tetor 1931).

***

POETI I TOKËS

(Nga libri “Kuja e laureshës”).

Ku s’më çoi rrjedha shkum’bardhë e vargjeve!

Më zbriti arave me grurë që larg më vegoi

Buzëqeshur e rrethuar me lule fushe,

Poeti i tokës, legjenda Dritëroi.

Torbën e mallit supesh kish hedhur,

Gazetën në xhep e cigaren në gojë,

Mbështetur në gjurin e bregut të fushës

Nga torba e Devollit nxorri penë e bojë.

I këndoi folesë ngritur mbi shkrepa,

Fluturonin vargjet mbi fushat e arta,

Me zërin kadife përcillte metaforat

Çelnin kodrinash e pyjeve të larta.

Nga thesari i zemrës nxorri “Nënën Shqipëri”,

U përlot nga loti i “Poçarit të Stambollit”,

Mbushur torbën me stinë Shqipërie

Dhe dy grushte baltë nga arat e Devollit.

Pëllumba të bardhë mbi kokë i erdhën

Krahët i zgjatën legjendës sonë poet,

Ngjitet bashkë me to me kallëza në duar

Arave t’kuqërremta vështrimi i mbet.

Fluturoi gëzimi i vegimit dhe u bë erë

Me hirin e legjendës u tret nëpër re,

U bë shi pranvere mbi lulet e pemëve,

Syri i diellit pagjumë, qiellit mbi ne.

@seti pezaku vladi

About Post Author