
PRITJA
Më prite?!
U pengova me hijen time,
rash në vijëzën e fatit
fshehur
në poret e muzgut që ngadalë
u rrëmbeu folenë hijeve.
Sa gjatë më prite…!!
Nën dritën e zbetë të një hëne të ngujuar,
nëpër trill të erës që vibronte
nbi kurriz të natës,
me zërin e dhembjes që s’jehoi gjëkundi,
mbështjell me heshtjen e marr peng
që hënën e shqeu në copëza,
u ktheve ëndërrgrisur
me lëvoret e shpresës
varur në sqep të një korbi.
@Seti Pezaku Vladi