Seti Pezaku Vladi-SHQIPËRIA


Seti Pezaku Vladi

  · 

SHQIPËRIA

(Óde)

Majamalet si krahë avionësh

hapen qiellit,

kope të bardha përrenjsh zbresin

nëpër rrudha shpatesh.

Mes kreshtash valëzojnë copa qielli

të zbritur,

mjegulla të bardha hedhin supesh

luginat.

Në prehër të fushave një sy gjumë

marrin malet,

gjerdanë vjeshtash zbukurojnë

qafa kodrash.

Kështjellat hijerënda përkundin

thesare legjendash,

pllajave të blerta shtegtojnë

zile e këmborë.

Buzët e fushave

njomen me kaltërsi detesh

ku hëna copëtohet në mijëra hënëza

mbi rrele valësh.

E ç’të ketë më shumë parajsa!

Eja piktor

beteja të pret,

bëhu mbret!

@seti pezaku vladi

About Post Author