Seti Pezaku Vladi-SI KRISMAT E NJË PUSHKE


Seti Pezaku Vladi

SI KRISMAT E NJË PUSHKE
(Nga libri “Ishull emocionesh”).

Sa shpejt ikin ditët
si krismat e një pushke!
Ikin vitet
si oshëtima stadiumi në fitore.
Ikën jeta
si gjethe pemësh nëpër vjeshta.
Ne,
pa e kuptuar,
marramenthi
vrapojmë të gëzuar.
Gëzimi
derdhet në korsitë e jetës.
Djersa pikon,
bima çel e korret,
përsëri ne
në marramendje jetojmë
në të sotmen e djeshme,
në të nesërmen e sotme,
në fund,
një shkop në dorë,
i vetmi që do na përcjellë
rrugës së fundme.
Një jetë
konvertuar
me një shkop në dorë.

@seti pezaku vladi 

About Post Author