Seti Pezaku Vladi-VJESHTË


Seti Pezaku Vladi

  ·   · 

VJESHTË

Të prita

në kufi të stinës,

erdhe me tufa zjarresh,

me pirgje këngësh,

ndeze kodra e brigje.

Natën,

i merr arin hënës,

ditën,

i merr ngjyrën diellit.

Erdhe të na dhurosh

parfumin e dashurisë,

të na japësh brumin e artë

të limfës përjetësi.

Heshtazi,

rrëshqet në ritmikën e turneve,

në krye,

kurorën e verdhë diellore.

Gjoksi,

purpuruar me gjerdanë yjesh,

këngë shegësh

shpërthyer në afshin e zjarrtë.

Tunduese pamja jote

në gjirin marramendës

dallgë perëndimesh!

@seti pezaku vladi

About Post Author