Seti Pezaku Vladi:Hajdutja e natës


Seti Pezaku Vladi:

Jam tërësisht e trokitura e natës.

Kurrë s’e kam pyetur natën

se ç’natë është sonte,

ndërsa qielli fle në shtëpinë e tij.

Çdo natë

mbaj natën në gishtërinjtë e mi,

në orët që e pështjellin

shkarkoj në vargje muzën e ngarkuar.

Që nga vlaga e territ të Homerit

kur poezia lindi filiz i blertë,

çdo natë unë vjedh natën.

Jam tërësisht hajdutja e natës.

Të nesërmen,

blej gjumin e humbur

me puthjen e agut.

@seti pezaku vladi

28/10/2021

About Post Author