Seti Pezaku Vladi:Ishte pjesë e erës


Seti Pezaku Vladi

Ishte pjesë e erës

Ishte më shumë se dashuri,
aq e trmbur nga largësia,
sa projektoi një urë
që s’e arrinte kurrë bregun tjetër.

Ishte më shumë se dashuri,
vazhdimisht drithëruese,
kurajë e çdoditnetshme
nën ethe fërgëllimash,
besonte…

Ai ish pjesë e erës
që kërkon të arrij ku të mund
dhe kur nuk mund;
fshehtas
merrte anën tjetër të qiellit,
atje
ku kish ende një zgavër fluturuese.

Ish pjesë e erës
që kishte humbur drejtim
e u rrëzua
drejt e mbi gjunjët e lëngimit,
se vinte thellë nga muzgu
i këmbadores së palakmuar
që s’lë gjurmë gjëkundi.


About Post Author