Seti Pezaku Vladi:Më tremb


Seti Pezaku Vladi

Më tremb

Më tremb loti,
vikamë e malit të dhembjes
derdhur deltës së syrit.
Më trmb skamja,
syri në vaj,
dora shtrirë meridianit,
muzg i ëndrrës që s’jetoi.
Më tremb edhe kamja,
farfurimë e ngritur
me kafshim psherëtimash.
Më tremb humnera
ku zërat vdesin rrugës,
më tremb edhe lartësia
ku në duele digjen meteorët.
Më tremb vaji i qyqes
lis më lis
humbur gjenetikën
foleve të humbura.
Më tremb urrejtja,
terri i qelizës vrastare,
më dhemb aksi i botës,
DASHURIA!

@ 10/01/2022

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *