Seti Pezaku Vladi:Piktori i madh francez, Jean Baptiste Henri Deshays, i frymëzuar nga ngjarja unike e pazakontë krijoi një vepër arti, e cila mbeti ndër pikturat më të famshme botërore


Seti Pezaku Vladi:Piktori i madh francez, Jean Baptiste Henri Deshays, i frymëzuar nga ngjarja unike e pazakontë krijoi një vepër arti, e cila mbeti ndër pikturat më të famshme botërore.
Sipas legjendës, plaku në pikturë ishte i dënuar me uri deri ne vdekje dhe mund ta vizitonte atë vetëm vajza e tij për të parë çdo ditë shkatërrimin e trupit të babait të saj.
Ajo nuk mund ta përballonte këtë situatë, ndonëse çdo ditë i shkonte, por nuk mund t’i dërgonte ushqime dhe as ujë.
Ajo bëri një mrekulli, atë që askush nuk mund ta bënte në atë kohë. Çdo ditë ushqente të atin me qumështin e gjirit të saj për ta ta shpëtuar atë nga vdekja e sigurtë dhe e tmerrshme e urisë.
Dyshimet e botës filluan. Kaluan ditët dhe plaku ishte akoma gjallë dhe në gjëndje të mirë.
Në një moment, njëri nga rojet që ishte pa gjumë zbuloi sekretin, pa skenën e ushqyerjes me gji dhe u trondit, ashtu si pjesa tjetër e të burgosurve të cilët ishin në dijeni të asaj që po ndodhte.
Të përballur me një demnostrím të tillë dashurie, gjykatësit vendosën t’i jepnin lirinë plakut, në nderim të dashurisë nga përkushtimi i së bijës për të atin.
Është dashuria që shkon përtej të gjitha rregullave
dhe limiteve tokësore.
Mëshira është një nga shtyllat e njerëzimit tonë.

(Jean-Baptiste Henri Deshays,
27 novembre 1729 -10 febbraio 1765 Parigi, France).

About Post Author